Zgjedhjet vendore, Bejko: Pjesëmarrja e ulët tregon që PD nuk frymëzon! Berisha s’guxon të futet në zgjedhje

9 Nëntor 2025, 12:29Politika TEMA
Zgjedhjet vendore, Bejko: Pjesëmarrja e ulët tregon që PD nuk

Këtë të diel, më 9 nëntor, qytetarët në pesë bashki të vendit Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, po i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Procesi zhvillohet në një klimë të qetë, por me interes të moderuar nga elektorati. Ndërkohë, zhvillimet politike pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit vazhdojnë të ndikojnë në skenën politike.

Analisti Roland Bejko, i ftuar në “ABC News”, u shpreh se pas presionit të krijuar ndaj mazhorancës, kryeministri Rama ka ndryshuar strategji për të shmangur akuzat për manipulim zgjedhjesh.

Sipas tij, Partia Demokratike po përballet me një mungesë të theksuar frymëzimi, ndërsa roli i Sali Berishës, siç tha Bejko, “më shumë ndihmon Edi Ramën sesa PD-në”.

“Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, Rama u sulmua, dhe bëri që të tërheqje mbrapsht makinerinë e votave dhe t’i heqë argumentin opozitës, atë të manipulimit të zgjedhjeve. P

D del pa logo, Sali Berisha nuk guxon të futet në zgjedhje dhe për të le të vazhdojë kështu situata. Berisha mjafton të jetë aty, edhe sikur të mos bëjë gjë.

Më shumë ndihmon Edi Ramën se sa PD-në. Fakti që nuk ka pjesëmarrje të lartë është dhe argumenti që na bind që opozita nuk frymëzon”, tha Bejko.

6 Komente

  1. M
    Munika

    Respekt per zotin Bejko por s'me vjen mire qe kuvendon per nje te vdekur, sikur te beje akoma factor kercenues

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Deri ne vitin 2029 kur Shqiperia behet antare e BE se dhe gjigandi Edi Rama merr mandatin e 5t duke hyre ne historine politike te Europes , Vampiri i vicidolit do jete larguar nje here e pergjithmone nga skena politike dhe foltorja e vicidolit do jete katandisur si particka e FRD se se Sali Shehut vetem me 3 antare, Saliu, sekretarja dhe roja i zyres.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dori

        Shpellarët nuk e kuptojnë se sa të jetë Sali non grata Noc Rrokun do të fitojnë,prandaj ju thonë malok dru me pre....

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Po per PS-ne cfare tregon more morr.

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            U Real hunderri i shkofsh prapa krricit te faro pordhacit,

            Përgjigjjuni
          2. o
            or taj...

            Ky manikini ne PS punon?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje