Zgjedhjet në Vlorë/ Voton kandidati i mbështetur nga PD, Sota thirrje zgjedhësve: Mos e lini votën të flejë

9 Nëntor 2025, 10:45Politika TEMA
Zgjedhjet në Vlorë/ Voton kandidati i mbështetur nga PD, Sota

Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.

Dionis Sota, kandidati i mbështetur nga Partia Demokratike për bashkinë Vlorë hodhi votën e tij rreth orë 10:00 ndërsa në një prononcim të shkurtër për mediat inkurajoi qytetarët të shfrytëzojnë kërë ditë për të zgjedhur përfaqësuesin më të denjë.

“Sot është një ditë feste për qytetarët e Vlorës. I ftoj që të gjithë të vijnë të votojnë dhe të zgjedhin djalin e tyre më të mirë për qytetin e Vlorës, sot është detyrim i të gjithëve që të mos e lënë votën të flejë në sirtarin e shtëpisë apo të kafenesë së lagjes. I ftoj të gjithë të votojnë se është shumë e rëndësishme për qytetin e tyre”, tha Sota.

1 Komente

  1. a
    allah ukubet

    Estrade e ndyre, gjithandej ne kete vilajet te dhjere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje