Voton kandidati i PS për Matin: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

9 Nëntor 2025, 09:20Politika TEMA
Voton kandidati i PS për Matin: Sot është dita e fjalës

Në bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.

Kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni ka ushtruar të drejtën e tij të votës në bashkinë e Matit në qendrën 9030 “Lagja e Re".

“Sot është një ditë e rëndësishme. Është dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe me dinjitet”, tha Bojni.

Përballë Bojnit në garë qëndron i pavarur Eduart Brahilika, i cili ka mbështetjen e Partisë Demokratike.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Dancing so ua do zemra, por ne fund beni ndonje feste qe qelbesìra non grata te denoncoje zgjedhjet e vjedhura.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje