Sot zgjedhjet në 5 bashki, kryeministri Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni

9 Nëntor 2025, 07:30Politika TEMA
Sot zgjedhjet në 5 bashki, kryeministri Rama u bën thirrje

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët për një të diel të qetë, duke i ftuar ata të marrin pjesë në votimet e sotme për zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë.”

Sot, mbi 335 mijë qytetarë janë thirrur në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, ndërsa procesi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit.

1 Komente

  1. O
    Opinion public

    Asnje ne zgjedhje. Te shkoje te votoje Sali Rama e Rame Saliu dhe munika

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje