Avokati: Protesta është e Saliut që t’i shpëtojë 21-Janarit

8 Nëntor 2025, 14:11Politika TEMA
Avokati: Protesta është e Saliut që t’i shpëtojë

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se protestat e thirrura nga ana e kryedemokratit Sali Berisha bëhen që ai t’i shpëtojë 21-Janarit.

“Tani çfarë do bëjnë protestat. Protestat do bëjnë atë që bëjnë gjithmonë. Është një film që e kemi parë, muaj për muaj, vit për vit. Kaq vjet me radhë e kemi parë dhe çfarë pamë nga protestat dhe pamë atë që u katandis kokoshi një thelë. Pse? Sepse ata që votojnë nuk vijnë protestë sepse e dinë që protesta është e Saliut. Protesta është e nongratës, protesta është për t’i shpëtuar 21 janarit Saliu”, tha Beqiri në RTSH1.

Ai vuri në dukje se Berisha i përdor protestat si instrument për t’i bërë presion drejtësisë dhe konkretisht SPAK-ut.

Sipas Beqirit, familja e Berishës mbahet pas protestave se “nuk i ka ngelur gjë tjetër se për rrjedhojë ata që janë anëtarë të Partisë Demokratike, zërat e mirë o japin dorëheqjen, siç kanë dalë zëra plot që thonë; po ky do ikë apo nuk do ikë?!”

“Protesta është që Saliu t’i bëjë presion drejtësisë e SPAK-ut e të tjera për korrupsionin e lartë që rrezikon periudhën 12-vjetore sepse po mbaron gjyqi e të tjera me radhë. Kështu që ata e dinë se këto janë protesta që i bën familja e Berishës. Dhe familja e Berishës mbahet pas protestave se nuk i ka ngelur gjë tjetër se për rrjedhojë ata që janë anëtarë të Partisë Demokratike, zërat e mirë o japin dorëheqjen, siç kanë dalë zëra plot që thonë; po ky do ikë apo nuk do ikë?!”, deklaroi Beqiri.

5 Komente

  1. P
    Penecilina per perpelitje te mbijetoje !

    Ky penecilina pervece Dosjeve te shumta te krimeve dhe te korrupsionit qe ka mbi kurrizin e tije ! qe shume shpejte do te Arestohet dhe as qe behet fjale me ! vetem ceshtje kohe ! Pse do ja fali Qeveria Amerikane ketij trimit ish spiunit te djeshem dhe te sotem Serb-Ruse , tentativen per te vrare ish Ambasadoren Amerikane ! Te pregatiten ata miqte e tjere qe jane gjalle dhe qe kane bashkepunuar me kete Diktatore komunist , se ketij ja kane prere bileten tek Florriri shoke dhome do te behen duke lozur Domino...

    Përgjigjjuni

        1. R
          Real

          Prape me kete gerdallen mender avokat. Po zhdukeni nga qarkullimi more se na ka neveritur.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real ! Kujt ia kerkon !?

            Te zhduket !?

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje