Analisti Roland Lami, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News theksoi se sulmet e Berishës ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri janë të tepruara.
Ai theksoi se Shqipëria synon të futtë në BE, dhe kjo nënkupton se çështja e barazisë gjinore është një prej kushteve, që duhet të përmbushin për të qenë pjesë e saj.
“Shqipëria aderon të futet në BE, një nga kushtet që ka BE është dhe çështja e barazisë gjinore dhe barazia para ligjit. Pa i ratifikuar ato, ne nuk kemi ndonjë shans për t’u bërë pjesë në Bashkimin Europian”, tha ai.
Sali Berisha, i cili në seancën e fundit të parlamentit foli me shumë se çdo deputet paralajmëroi se do të vendosë foltoren para kryeministrisë nëse i heqin të drejtën e fjalës në Kuvend.
Ai thekson se të dyja palët politike kanë për qëllim të radikalizojnë situatën, sigurisht për interesat e tyre politike.
Sipas Lamit, Sali Berisha po përgatit terrenin për t’u justifikuar për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme që mbahen të dielën e 9 nëntorit, në pesë bashki të vendit.
“Ka një tendencë nga të dyja palët që ta radikalizojnë situatën. Zgjedhjet lokale do jenë një humbje spektakolare për fat të keq për Partinë Demokratike. Projekti afatshkurtër i Sali Berishës është të radikalizojë situatën për humbjen që do marrë në zgjedhjet e pjesshme”, tha ai.
O shoku Lami. Ne Shqiperi nuk ka pabarazi gjinore, bile nuk ka pasur as ne kohen e Enverit. Askush nuk eshte diskriminuar as nuk diskriminohet per shkak te gjinise, duke filluar qe nga e drejta e votimit, e shkollimit, e kujdesit shendetsor, e pensioneve, e punesimit ,e pagave te nejta per te njejtin vend pune etj, ne Shqiperi o shoku ka PABARAZI PARA LIGJIT, ka pabarazi politike, ka pabarazi pasurore, ka pabarazi krahinore, ka pabarazi te cfardolloji por vec pabarazi gjinore nuk ka. Edhe Kanuni I lek Dukagjinit qe ka ekzistuar shekuj para shtetit shqiptar i ka siguruar gruas mbrojtje dyfishe, po te vrisje nje burre qofte edhe me te pasurin apo bajraktarin bije ne nje gjak, kurse po te vrisje nje plake pa dhemb ne goje bije ne dy gjaqe pra duhej te paguaje dy per nje ndoshta dy djem te rinj. Ikja ne mase e te rinjeve dhe shpopullimi i Shqiperise nuk po vjen nga pabarazia gjinore, por po vjen nga politikat shpopulluese te Rilindjes qe perdor fuqine e shtetit qofte per te fituar zgjedhjet, per te uzurpuar te gjitha pushtetet, per te ngushtuar hapesirat e jeteses per popullin opozitar, per te rritur artificialisht punesimet ne administrate e ndermarrje shteterore per votuesit e saj dhe jo ne baze te meritave, vjen nga varferia per shkak te korrupsionit te shfrenuar qeveritar, nga ndarja e pabarabarte e fondeve per bashkite e Veriut me pjesen tjeter etj.Asnje ndryshim nuk vjen ne rast se realizohet perqindja 50 me 50 ne te gjitha institucionet shteterore sepse ai 50 perqindeshi i gjinise tjerer do te plotesohet po nga e njejta parti qe ka 50 % e burrave. Cfare ndryshimi ka sjelle psh Balluku se eshte e gjinise tjeter, eshte hajdute si te gjithe burrat e rilindjes , ka vjedhur si ata dhe ne mos me teper ndersa grate e gjinise opozitare numrojne kafshaten se nuk u dalin parate te mbyllin muajin.