Si do të protestojë PD? Zhupa: Në formën më tradicionale të dhënies së mikrofonit!

7 Nëntor 2025, 19:22Politika TEMA

Si do të protestojë PD? Zhupa: Në formën më

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zbuluar formën e protestave që do të zhvillojë PD.

Përmes një lidhje për ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, Zhupa është shprehur se protestat do të jenë në formën tradicionale të dhënies së mikrofonit te qytetarët.

Ajo tha gjithashtu se kjo formë protestash do të bëhet për shkak të mungesës së opozitës për të folur dhe për të shprehur qëndrimet e tyre në Parlament.  

“Në formën më tradicionale, të dhënies së mikrofonit dhe hapësirës për të folur. Përshembull, sot para Kryeministrisë kishte një protestë që pak pati rezonancë mediatike, nga banorët e Durrësit. Shumë pak iu dha hapësirë kësaj proteste.

Ajo që ne do të bëjmë do të jetë një platformë, që shoqëruar nga deputetët do të ketë një vizibilitet më të madh edhe mediatik, edhe në rrjetet sociale, ku përveë qëndrimeve tona si përfaqësues të komuniteteve që jemi votuar, vijnë drejtërdrejtë edhe qytetarët, për të shprehur problematikën e tyre për t’u dëgjuar, për të qenë një platformë parlamentarizmi e vërtetë, për aq kohë sa të gjitha hapësirat e opozitës janë pushtuar”, tha mes të tjerash Zhupa.

Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit, seancat plenare në Kuvendin e Shqipërisë janë përfshirë nga tensione të shumta mes mazhorancës dhe opozitës, duke bërë që shumë ligje që kalohen, të mos diskutohen si duhet. (A2 Televizion)

7 Komente

  1. M
    Me emër

    Pirdh Ina-Ina, pirdh. Do protestoni! Me shtatë veta.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Ina o delirante e semure do protestosh kunder BE? App pro kufomes vicidolit ?

      Përgjigjjuni
    2. A
      Agjenti 007

      Zhupa shihe vehten tende njehere sepse burri yte ka zaptuar tokat pluse edhe ti ke apartamente nuk e di ku i mere ato paret moj hajdute dashke me organizo protesta po ike moje bibe se nuk ju vjene kushe.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klasa

        Prap ti Ina shuranjosja ?

        Përgjigjjuni
        1. Palokēria

          Mē habit se ku e ka mēsuar pērvojen e kalimit dorē mē dorē kjo Zhupania , pasi nuk e njoh tē kaluarēn e saj dhe mund tē gaboj po tē shprehem . Nē kohën e rinisë tonē , kishte tē rinj tē veçantë që e bēnin qejfin duke e kaluar dorē më dorē dhe dēnoheshin nga shteti i diktaturēs pēr shkelje tē moralit . Me siguri qē kēto metoda janē transmetuar tek tē rinjtē , si puna e kēsaj , nga ata qē janē stērvitur me kēto metoda qysh ahere .

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nul moka

            Aman more ku e kane gjetur kete! Bo bo sa e shemtuar!

            Përgjigjjuni
            1. G
              GRBD

              Po ç’keni more njerëz me Ina ZhapZhupën, ajo don te protestojë, është në të drejtë e saj. E tha mirë ajo, me mikrofon nga njëra dorë në tjetrën, do mblidhet mileti para kryeministrisë dhe do flasin për hallet e tyre. Ina pastaj do t‘ja marre mikrofonin njërit dhe do t‘ja japë tjetrit, deri sa të kërrnaqen të gjithë nga muhabeti dhe ikin nëpër shtepitë e tyre. Me kaq mbaron ditën e punës, merr goxha rrogë ajo, duhet justifikuar. Ah, se për pak harrova, edhe po iu krujt ndopak dafllaku, s‘ja nevojë ZhapiiZhupa të fusë dorën në xhep,, mikrofoni ka goxha bisht të gjate dhe i mbaron punë pa u vënë re…

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje