Një qasje e tillë vetëm se i shërben Ramës/ Lubonja: Sulmet e opozitës ndaj ambasadorit të BE, të pakuptueshme

8 Nëntor 2025, 08:00Politika TEMA
Një qasje e tillë vetëm se i shërben Ramës/ Lubonja:

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te debati mbi ligjin për barazinë gjinore dhe qëndrimet e opozitës.

Sipas Lubonjës, ligji për barazinë gjinore është “në përputhje me normat europiane” dhe nuk ka arsye për t’u kundërshtuar. “Ky është një ligj që është në normat evropiane për mendimin tim, dhe nuk arrij ta kuptoj si opozita mban ato qëndrime që sulmon edhe ambasadorin e BE-së, ku më pas i vijnë sulme nga ambasadorët në Shqipëri si pasojë”, deklaroi ai.

Analisti theksoi se një qasje e tillë nga opozita vetëm sa i shërben kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare. “Kjo i jep një komardare Ramës ndërkombëtarisht, në një kohë kur ai duhet të demaskohet për korrupsionin dhe problemet e qeverisjes,” u shpreh Lubonja.

Ai shtoi se Shqipëria aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ndërsa opozita duhet të ruajë një qëndrim të qartë pro-europian. “E kuptoj logjikën e opozitës që mendon se mund të bëjë një aleancë me Trump për të nxjerrë Shqipërinë nga bataku, por duke vepruar kështu, ajo përplaset me forcat liberale dhe popullore të BE-së, ku bën pjesë vetë Partia Demokratike,” tha Lubonja.

Në vijim, ai kritikoi edhe fokusin e partive politike te reforma zgjedhore, duke theksuar se ajo nuk sjell ndryshime të thella. “Pse merren me reformën zgjedhore që nuk zgjidh asgjë dhe e votojnë bashkë?” pyeti Lubonja, duke nënvizuar se mungesa e alternativave reale po e mban vendin në një krizë të vazhdueshme politike.

7 Komente

  1. M
    Munika

    Ben sikur nuk e kupton Lubonja se opozita shqiptare eshte nje fashizem I gjalle qe kundershton cdo gje.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cute Babulja

      Saliu, Meziu, Muli….Rackapuli, aleance me Trumpin! Luaj vendit Lubonja, mos thuaj gjera jashte logjike!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Tani e kuptove o Lubonja qe opozita eshte ne nje rruge pa krye,eshte ne amulli te plote, shikoje ne zgjedhje me cfar kandidate eshte paraqitur..eshte skandal ne cdo drejtim..po me abasadorin cpati ( me urren cpati ) turp e faqe zeze

        Përgjigjjuni
        1. l
          loni

          Akoma nuk paska vdekur ky plera Lubonja.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhelo

            Sikur po del nga letargjia e gjate dhe ka filluar të gjykojē drejt , Tosi i Todit . Ndoshta kērkon tē mos ngelet bosh nē politikē zēri i Fatosit që u largua nga kjo jetē , ndonse nuk e arrin dot nivelin e tij .

            Përgjigjjuni
            1. .
              ....se dhe lubonja eshte lgdbqii robt

              ....pederast muti. Te digjen me acid lgdbq

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lesh jane

                Ske si ta kuptosh se kane humbur ne pyll dhe nuk kane busull

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje