VIDEO/ Sot heshtje zgjedhore, nesër votim në 5 bashki: 334 mijë qytetarë drejt kutive

8 Nëntor 2025, 08:20Politika TEMA
VIDEO/ Sot heshtje zgjedhore, nesër votim në 5 bashki: 334 mijë

Sot është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.

Për mbarëvajtjen e procesit të votimit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.

Në total, janë 612 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve. Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që synon të tjetërsojë votën e tyre.

2 Komente

  1. L
    Lani

    Votoni dele per hajdutet votoni

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejk

      Dele pidhit satem

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje