Kryemadhi: Opozitarët e kanë mendjen si të marrin leje ndërtimi e tendera! Kur Berisha ishte në arrest, me zor i mblidheshin 50 veta poshtë dritares

8 Nëntor 2025, 20:04Politika TEMA
Kryemadhi: Opozitarët e kanë mendjen si të marrin leje

Ish-deputetja, Monika Kryemadhi, kritikoi ashpër opozitën duke u shprehur se deputetët po përqendrohen më shumë te interesat personale sesa te ardhja në pushtet.

“Opozita do zemër. Nëse opozita do mendoj si të marri leje ndërtimi, si të marri tendera, si t’i zëri vendin Berishës, te gjitha ata që janë në Parlament, të rinj e dhe të reja, nëse mendojnë si ti zënë vendin Berishës, nuk do vijë kurrë opozita në pushtet”, tha Kryemadhi në emisionin ‘Kjo javë’ në News24.

Duke komentuar rolin e Berishës në Partinë Demokratike, Kryemadhi tha se ish-kryeministri duhet të dalë jashtë rrethit të ngushtë të miqve të tij dhe të mos bëjë të njëjtin gabim si ajo dhe Ilir Meta.

“Për mua Berisha duhet të dali jashtë rrethit. Te mos bëj gabimin si Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta qe u izoluan në rrethin e miqve të tyre. Berisha duhet të dalë jashtë rrethit të miqve. Miqtë të përdorin, në momentin që të shohin se prodhon pushtet, janë njerëz që japin jetën për ty.

Në momentin që nuk prodhon pushtet… Ishte në arrest shtëpie Berisha, kush i shkonte te shtëpia? Sa njerëz mblidheshin poshtë dritares, lere çfarë thonë me mijëra, po të kalonte 50 ishte fitore e madhe”, tha ajo.

6 Komente

  1. F
    Fpa

    Tani po hiqet si analiste e mbaruar.."Doni me per Belulin( Monen)?!!? U te hangert mortja ty! Ik na ler rehat se.nuk kemi nevoje te shohim surratin tend

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Baxhella

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kuksjani ALB

        Nena jote baxhelle luksi vlla

        Përgjigjjuni
      2. A
        A

        Injoroheni, mos shkruani komente!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurbini.info

          Qe Sali Penicilina e Balluku jan bashk kete e di edhe qorri e memeci tanime, endrra e vjeter e ballisteve e pasardheseve te tyre per te shembur ne menyr te pasukseshme republiken tone te nderuar shqiptare

          Përgjigjjuni
          1. e
            enver

            do vije dita qe nexhmije hoxha do duket lule para kesaj ose ka erdhur dita!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje