Meta mbështet thirrjen e Presidentit Trump për Orban: Shembull për mbrojtjen e familjes dhe kombit

9 Nëntor 2025, 08:10Politika TEMA
Meta mbështet thirrjen e Presidentit Trump për Orban: Shembull

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia në lidhje me takimin mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se mbështet plotësisht thirrjen e Trump për të treguar respekt ndaj liderit hungarez, pasi sipas tij, qëndrimet e Orbán në mbrojtje të familjes dhe vlerave tradicionale duhet të shërbejnë si model edhe për Shqipërinë.

Meta përmend ligjin e miratuar në Parlamentin hungarez, në prill të këtij viti, ku njihen vetëm dy gjini dhe figura e “shenjtë e nënës dhe babait”.

“Ashtu si ai, edhe ne duhet të jemi të vendosur për të mbrojtur themelet e shoqërisë tonë. Ligj Anti-Familje i votuar nga Rama dhe kukullat e tij në Kuvendin e Shqipërisë përbën një sulm të hapur ndaj familjes dhe kombit tonë,” thekson kreu i Partisë së Lirisë.

E vlerësoj dhe e mbështes plotësisht thirrjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump për të treguar respekt ndaj liderit të Hungarisë, Viktor Orban.

Një zë i fortë në mbrojtje të sovranitetit, identitetit kombëtar dhe vlerave tradicionale shoqërore, Orban përfaqëson një shembull frymëzimi të jashtëzakonshëm, për vendin e tij dhe mbarë kontinentin, por edhe për popullin tonë për qëndrimin e prerë në mbrojtje të vlerave të familjes, veçanërisht me miratimin e ligjit të propozuar prej tij në Parlamentin hungarez, në prill të këtij viti, ku njihen vetëm dy gjini dhe figura e shenjtë e nënës dhe babait.

Ashtu si ai, edhe ne duhet të jemi të vendosur për të mbrojtur themelet e shoqërisë tonë.

Ligj Anti-Familje i votuar nga Rama dhe kukullat e tij në Kuvendin e Shqipërisë përbën një sulm të hapur ndaj familjes dhe kombit tonë.

Më shumë se kurrë, është detyra jonë të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta dhe të shenjta, të familjes dhe kombit, kundër një ideologjie që synon t’i shkatërrojë ato.

4 Komente

  1. M
    Mero i meruari

    Ke filluar te marresh akoma leke ngs Meta e munika?! Do ti vjellesh... Ne mos do te te mbeten ne gryke

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Na çate bythen me kete qelbesire. Lereni te kruaj bythen ne qeli

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetar

        Eh more Agush, na thua se më shumë se kurrë, është detyra jonë të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta dhe të shenjta, të familjes dhe kombit, por je i pabesueshem , sepse sna ka lene kujtesa dhe e dime shume mire qe "vlera" jote jo e perbashket qe ngelet me e shenjta per ty, eshte paraja e pasuria e vjedhur e ketij vendi e populli , te cilen e ke dashur dhe e do vetem per vehte . Sa per ato qe na thua, skane asnje vlere per ty dhe kerkon syleshe per te mbuluar imoralitetin tend .

        Përgjigjjuni
        1. k
          kushtetuta

          paska maru rakija n'hale. filloj me knu ky.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje