Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika i cili aktualisht mban postin e këshilltarit bashkiak nga radhët e Partisë Demokratike, por nuk e ka mbështetjen e partisë në këto zgjedhje të pjesshme, ka bërë një thirrje publike drejtuar qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Në një reagim në rrjetet sociale, Nika thekson rëndësinë e votës si mjeti më i fortë për ndryshim dhe paralajmëron komisionerët e numëruesit të mos prekin dhe tjetërsojnë votën e qytetarëve, pasi do të përballen me pasoja ligjore.
“Të dielën, Vlora flet me votë!
Të dashur qytetarë,
ju ftoj me zemër që të dilni masivisht në votime. Mos lejoni që askush të vendosë në vendin tuaj!
Besoni në forcën e votës suaj – ajo është arma më e fortë për ndryshim, dinjitet dhe drejtësi.
Unë, Gjergji Nika, ju garantoj se çdo votë e ndershme do të numërohet dhe çdo përpjekje për ta tjetërsuar do të përballet me ligjin dhe përgjegjësinë penale.
Paralajmëroj komisionerët dhe numëruesit: mos guxoni të prekni dhe tjetërsoni votën e qytetarëve! Ajo është e shenjtë dhe do të mbrohet me çdo mjet ligjor.
Vlora meriton ndershmëri, transparencë dhe besim në procesin zgjedhor.
Dilni, votoni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit që e meritojmë dhe e duam të gjithë!”, shkruan Gjergji Nika.
Lini një Përgjigje