Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe votë për kandidatët socialistë në zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen sot në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Duke theksuar se qytetarët po votojnë për të vazhduar rrugën drejt “Shqipëria 2030” – një Shqipëri evropiane me paga dhe pensione më të larta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto me vajzën e tij Melani, Balla u thekson se prej mëngjesit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt #Shqipëria2030 me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë.
“Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, pagave dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, tha Balla.
Sipas Ballës, qeveria dhe mazhoranca socialiste po zbatojnë një plan të qëndrueshëm për përmirësimin e standardit të jetesës, duke e përkthyer këtë në rezultate konkrete për qytetarët.
“Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht.” – deklaroi Balla në postimin e tij shoqëruar me një foto me të bijën, që simbolizon të ardhmen.
Në vijim, kreu i grupit parlamentar të PS-së ftoi qytetarët që të dalin në votime dhe të mbështesin kandidatët socialistë në pesë bashkitë ku sot zhvillohet procesi:
Brunilda Mersini (Vlorë)
Ervin Ceca (Berat)
Florenc Doka (Cërrik)
Altin Bojni (Mat)
Gramoz Sako (Tepelenë)
“Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë,” – përfundoi Balla, duke e shoqëruar thirrjen me mesazhin se votimi për Partinë Socialiste është votë për stabilitet, zhvillim dhe integrim europian.
Kur do te shpetojme nga keta palacot e fshatit, pionerre te enverit dhe islamit bashke me pjellat e bllokut te spirokoleres-dylber rexhepit dhe monstren e kulles se erret.
Po pse ke kaqe urretje ! mos deshiron me mire te digjet dhe te shkaterohet shqiperia dhe ti dhe une bashke si ne 1997 ! aapo deshiron dhe njehere perseri ti mbledhin cdo qindarke si dikur me Firmat piramidale ! dhe te blihen Hotele me 3 apo 4 ylla kudo ne shqiperi Gradiacela dhe ne Evrope me ato para ? Mbase jo me te miret ! por te pakten JO kriminele dhe vrases te nje populli fukara.. Cfare mendimi ke per te vraret mbi 3000 shqiptare ? dhe akoma qe vriten me armet e 97 ! gjithsesi Zoti te nderofte mend !
Po pse ke kaqe urretje ! mos deshiron me mire te digjet dhe te shkaterohet shqiperia dhe ti dhe une bashke si ne 1997 ! aapo deshiron dhe njehere perseri ti mbledhin cdo qindarke si dikur me Firmat piramidale ! dhe te blihen Hotele me 3 apo 4 ylla kudo ne shqiperi Gradiacela dhe ne Evrope me ato para ? Mbase jo me te miret ! por te pakten JO kriminele dhe vrases te nje populli fukara.. Cfare mendimi ke per te vraret mbi 3000 shqiptare ? dhe akoma qe vriten me armet e 97 ! gjithsesi Zoti te nderofte mend !
Taulant, pse t'ju votojme, qe te na beni ligje bythqirash?
Sa merrni ju me nje tender pensionisti nuk i ka marr me 44 vjet pune dhe me pension ter jeten.(Socialist jam )
13 vjet gënjeshtra per pensionet ,gënjeshtra per spitale falas,genjeshtres per uljen e TVSH, çdo gjë me para nen dore ose ndryshe rri ngrohu ne diell.
Po cfare premtimi keni mbajtur per pensionet,more hajdut. Keto premtimet per pensionet jane propogande e krye hajnit,palloshes qe pasi ju kap me presh ne dore zevendesja,mundohet qe te terheq vemendjen nga skandali. Megjithese ne fund te fundit nqfse keto rritje do realizohen,i duhet te jemi per falenders lubis Balluku qe beri te mundur zbulimin e skandalit, dhe terheqjen e vemendjes nga hallegjijte qe te pakten do marrin ca kothere,qe te zbusin sadopak zhurmen e skandalit .