KQZ publikon të dhënat, ja pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 12:00

9 Nëntor 2025, 13:22Politika TEMA
KQZ publikon të dhënat, ja pjesëmarrja në zgjedhje deri

Këtë të diel, 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë shqiptarë në pesë bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj. Procesi zgjedhor zhvillohet në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë, si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.

Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 12:00 ishte 11.02%.

Mati vijon të jetë bashkia me përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes, 24.4%, ndjekur nga Tepelena me 21.03%.

Situata paraqitet e tillë:

Vlorë – 7.03%

Berat – 10.84%

Cërrik – 15.04%

Mat – 24.24%

Tepelenë – 21.03%

Lini një Përgjigje