Mungesën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar në selinë blu, Ferdinand Xhaferaj e cilësoi më shumë si çështje angazhimesh sesa një formë për të treguar kundërshtinë e tij për ndryshimit e fundit të statutit të Partisë Demokratike të Rithemelimit.
Megjithatë, deputeti demokrat, i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Debat” shtroi një sërë problematikash të reja në kampin blu, që siç u shpreh ai, mund të vënë në pikëpyetje “bashkimin në diversitet.”
“Pas 8 janarit, u zhvlerësua mekanizmi i votës. Më 8 janar, dy vite më parë, një pjesë e madhe shkoi të nxirrte me dhunë një pjesë më të vogël... Kanë gjetur një mekanizëm poziciones dhe kjo mua nuk më pëlqen.”
PD e Rithemelimit, pas ndryshimeve të fundit statutore, që u miratuan nga Këshilli Kombëtar, ka katër nënkryetarë dhe nëntë anëtarë të rinj të Kryesisë. Ndryshimet u bënë me propozim të Sali Berishës, nga arresti shtëpiak. Pa votë dhe pa garë, nënkryetarë u emëruan Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.
Vendimet e marrë në selinë blu hasën në kundërshtimin e disa deputetëve të grupit të Gazment Bardhit dhe të disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Si një prej atyre që ka kundërshtime, deputeti Xhaferaj thotë se opozita e ka sot më të nevojshme se kurrë që të krijojë një bazament për të dalë si alternative, duke marrë parasysh afrimin e zgjedhjeve të 2025-ës.
“Si do të implementohen parimet, që ky bashkimet të funksionojë vërtet, si bashkim në diversitet, që opozita të krijojë bazamentit për të dalë si alternativë? Ngërçi në këtë rast është që në stadin aktual ku jemi, kjo përpjekje për një bashkim më të fuqishëm opozitar, ka rrezikun të mos funksionojë si bashkim në diversitet, por si nënshtrim në vasalitet,” deklaroi ai.
Kështu, më e mira për opozitën, sipas Xhaferajt do të ishte që kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, të bënte një hap pas.
“...nuk e prisnim që protesta të kishte atë pjesëmarrje, por dy gjera; ishte e palogjikshme që Berisha foli një ore e ca minuta e ndërsa gjithë të tjerët bashkë 35 minuta. Dhe e dyta, me kë e konsultoi Berisha programin që prezantoi në atë protestë? I ngelem mendimit, bashkim në diversitet do të thotë që asnjë smë kufizon dot mua nga e drejta ime për t’u shprehu...”
Për Xhaferajn, zgjidhje sot është të bashkohet elektorati i Partisë Demokratike, dhe jo “disa burra.”
Xhaferraj ben te cuditurin. Sikur nuk e di qe ne ket parti talebanesh asnjehere nuk eshte perfillur vota. Gjithnje eshte vepruar sipas lehjeve te vampirit. Kjo verteton faktin se te gjithe ata qe vazhdojne ti lepijne bythen, jane vetem skllever pa dinjitet
sali maloku e konsideron partinë si pronën e tij personale.Kështu ka vepruar që nga krijimi i saj dhe ashtu vepron edhe sot e kësaj dite,kur bythëlëpirësit janë dakord çfarë thotë e bën ky kriminel i cili nuk pyet për askënd. Por nami i tij ka vajtur tek bytha për shqiptarët.Do zoti që gjykata të mos i japë të drejt foltores së saliut dhe ka shumë mundësi kështu të ndodh .Kështu sali maloku t’i lëpihet qelbësirës ilir metaj ose të krijoj parti të re gjë që kriminelit nuk i pëlqen. Ky grupim deputetësh halabak ka shumë mundësi të mos jenë deputet në zgjedhjet e 2025-s,sepse do kenë një humbje turpëruese tamam si ajo e zgjedhjeve lokale.
O trap me zile! A ka ndodhur ndonjehere qe vampiri Sali te konsltohet me kend para se te kryej cmendurite e tij? Dhe… Pse duhet te konsultohet, kur bythelepiresit i ka pa numer poshte dritares?
O Ferdinand Spiun Sigurimi dhe me baba Spiun i Sigurimit , Berisha konsultimet i ben me platformen qe i ka lene Ramiz Alia. Xhaferraj ka pas dhe kunatin ish zv/ Kryeministrin
Xhaferraj i diellit po u bere si Pal Vata qe moti qe thoshte e ka bo Mehmeti me koken e tije , une dhe shoku Enver nuk kemi dijeni. Xhaferr Berisha ndaj ka 34 vjet qe promoveon specin tende Spiunat e Sigurimit, si babaj jot , si kunati juaj zv / Krye Minister e Min. Brendshem Bashkim Kopliku dhe ky Spiun i madh i Sigurimit. Kendej na Vlora thone miqesite ngjajne pra behen.