Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë marrë disa vendime, për lirime dhe emërime në detyrë në rang zv.ministrash.
Kështu me vendim të Këshillit të Ministrave Sokol Duma është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Po ashtu Adela Xhemali është liruar nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.
Ndërkohë Olta Manjani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ndërsa Vasilika Vjero është liruar nga posti i zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.
Ndërkohë Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Pra thjesht kanë ndërruar vendet? Por, cila është arsyeja? Kanë shkëlqyer aty ku kanë qenë dhe do ndrisin atje ku do shkojnë?
kjo tregon qeveria punon, 12- z.ministra brenda 1 viti, lol....LOL,TIGRI ka lene prapa cubat e Rames......
Llogje Kavaje
HIQJA LENËS, DHE VURJA PRENËS THEMI NE KETEJ NGA ANA JONË…
mua me duket se jane ne nje zyre akoma, ka nderruar vec tabela ne hyrje te zyres