Ambasadori britanik: Shqipëria të marrë hapa më të mëdha për të luftuar korrupsionin

6 Mars 2024, 16:00Politika TEMA
Ambasadori britanik: Shqipëria të marrë hapa më të

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith thotë se Shqipëria duhet të marrë hapa më të mëdhenj në luftën kundër korrupsionit.

Ambasadori mori pjesë në konferencën dyditore me temë “Forcimi i Llogaridhënies: Fuqizimi i Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, nga ku tha se Shqipëria duhet të pranojë se korrupsioni vazhdon të depërtojë në sektorët publikë dhe se ka ende punë për ta luftuar.


“Shqipëria duhet ta pranojë se korrupsioni vazhdon të depërtojë sektorët publikë dhe privatë në shoqëri dhe të ndërmarrë hapa më të mëdha për t’iu kundërvënë. Jo sepse partnerët ndërkombëtare, si ne janë të shqetësuar, por sepse kjo është thelbësore për vetë zhvillimin e Shqipërisë.

“Dhe ne duhet të garantojmë, ndërkohë që reforma në drejtësi vazhdon, të jenë vetë institucionet të inkurajuar si aktorë të pavarur, të formësojnë fazën tjetër.

Angazhimi, krahas këtyre institucioneve në reformën e mëtejshme duhet të konsiderohet me shumë kujdes ose mund të rrezikojë të dëmtojë përparimin që është bërë.

I inkurajoj institucionet të paraqesin propozimet për fushat që ata kërkojnë më shumë mbështetje ose ku shohin se ndryshimet mund të zgjerojnë, jo kufizojnë shtetin e së drejtës”, tha Alastair King-Smith.

Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit mbetet një përpjekje e përbashkët dhe bëri thirrje që institucionet e pavarura të vendosen në qendër të reformave të mëtejshme.

3 Komente

  1. X
    XXXL

    O Kari nga londra q nuk ka me angleze, por jabanxhinj (refugjate) nga india, Pakistani, Afrika, Aziatik, arab e lloj lloj morri nga evropi po na tregon nje gje qe dime te gjithe. Kurrupsionin e bejne ata qe lkane ne dore parane publike, politikanet, qeveritare deputete Organet e Padrejtesise e me rradhe qe kane pasur e kane mbrojtjen tuaj, te amerikes dhe BE. Je shume i vonuar Shqipria drejtohet nga gngstere, grupet kriminale te droges qe pstrojne parate ne ndertim me bekimin e Ed Droge, Veluajt e me rradhe.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fukaraji

      Ti ore shqipfoles XXXL nga permasat e byt..s dhe XS ne tru me siguri qe je perfaqesues i opozites ose i fqinjeve sepse artikulli i mesiperm eshte kuptimplote dhe i flet te keqes me te vogel se opozita eshte c’ cakorduar pertej imagjinate..

      Përgjigjjuni
    2. a
      american23al

      Korrupsioni eshte nje fenomen qe nuk luftohet me sezone por duhet te jete gjithmone nen kontrollin e drejtesise por ne Shqiperi krahas sukseseve fillestare duhet te ruhet dhe krijohet kultura e luftes se panderprere dhe persosjes se saj, kjo kerkon kohe dhe motivim ne nje shoqeri diabolike ne drejtim te zbatimit te ligjit.. Ligji eshte ligj per te gjithe…..!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje