Si do t’i sigurojë PS votat për amnistinë penale? Deputeti socialist: Opozita luan cirk, por…

6 Mars 2024, 12:19Politika TEMA
Si do t’i sigurojë PS votat për amnistinë penale? Deputeti

Deputeti i PS, Lavdrim Krashi u ndal te amnistia penale që mazhoranca kërkon të kalojë në Kuvend, por nuk ka pëlqimin e opozitës.

PS ka 75 vota, ndërkohë që për të kaluar këto ndryshime duhen 84 në total. I ftuar në “Breaking” në Top News, Krashi tha se në këto raste duhet menduar e mira e publikut dhe jo ndasitë politike, duke thënë se duhet të votojnë siç do të donte votuesi i tyre.

“Ka katër muaj që nuk lejohet që të diskutohet në Parlament. Ata që luajnë cirk duhen pyetur sesa do të vazhdojë kjo. Mazhoranca nuk mund të bjerë në bojkot, sepse kjo është formë bojkoti.

Nuk do të thotë që ne të dorëzohemi para kësaj dhe mos votojmë për shembull amnistinë fiskale. Ka disa votime si buxheti, amnistia, kur interesi është i njëjtë dhe pse jemi parti të ndryshme.

Është përgjegjësia e të gjithëve për të votuar ashtu si na duan votuesit tanë”, u shpreh ai.

 

 

1 Komente

  1. V
    Vala

    Derisa opozita luan cirk, maxhorance ka te drejten e perendie te talle bythen. Kujt I plasi ne lirojne apo jo ca burgaxhinj?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje