Rama mbledh të shtunën kryebashkiakët dhe kabinetin qeveritar në Shkodër

6 Mars 2024, 10:42Politika TEMA
Rama mbledh të shtunën kryebashkiakët dhe kabinetin qeveritar

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën kryebashkiakët e majtë në qytetin e Shkodrës në kudër të një analize të thelluar për punën e bërë në terren.


Në këtë takim do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ministrat dhe zv/ministrat, si dhe drejtuesit politik të qarqeve për analizën e punës në kuadër të rienergjizimit të partisë.

Takimi do të jetë vetëm një ditë, ndërsa javën e ardhshme Rama ka thirrur edhe Asamblenë e Partisë Socialiste e cila do të mbahet në datë 16 mars në qytetin e Durrësit.

 

Lini një Përgjigje