"Berisha pagoi shkrimin e “Ta Neas” kundër gjyqtares Irena Gjoka. Dërgoi Nokën dhe Boçin në Janinë"

6 Mars 2024, 09:24Politika TEMA
"Berisha pagoi shkrimin e “Ta Neas” kundër gjyqtares Irena

Avokati Idajet Beqiri ka akuzuar ish-kryeministrin Sali berisha se ka paguar për shkrimin në gazetën greke “Ta Nea” kundër gjyqtares Irena Gjoka. “Ta Nea” publikoi një artikull ku thuhej se Gjoka ka pasur probleme me ligjin në Greqi dhe se pavarësisht kësaj kaloi procesin e vettingut.

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Beqiri tha se ishin Flamur Noka dhe Luçiano Boçi që u nisën në Janinë me urdhër të Berishës dhe dy ditë më pas u publikua artikulli.

“Problemi tjetër i sulmit të Berishës ndaj gjyqtares është se ajo ishte e para që mori guximin dhe dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai me këtë gur e vret atë dhe për këtë shkak. Por të gjitha këto që janë bërë kundër kësaj gjyqtareje janë bërë që ai ta largoj edhe nga procesi Bekerit edhe nga vetja e vet.

Ai donte ta vriste me këtë fjalor dhe për turpi e tij dhe turpin e Foltores, ky ishte një skenar ogurzi, një plan nga më të fëlliqurit që ai e përgatiti te dritarja e shtëpisë së vet kundër kësaj gjyqtareje.

‘Ta Nean’ e pagoi Saliu me lekët e shqiptarëve që i ka marrë nga korrupsioni. Nisi urgjentisht Flamur Nokën dhe Luçiano Boçin në Janinë dhe takuan deputetin grek dhe ja i bindur që ai ka marrë miliona të shqiptarëve për të paguar këtë paçavure. Më 29 shkurt Boçi dhe Noka kanë shkuar në Janinë dhe pas dy ditësh ka dalë ai shkrim.

Është shantazhim i hapur që i bëhet gjyqtares një ditë para se ajo të japë vendimin gjyqësor. Si arrihet të preket një gjyqtar një ditë para se të jepet vendimi?! Ata e botuan shkrimin pasi ulëriti Berisha “te xhamia”. Një ditë para gjyqit doli shkrimi te ‘Ta Nea’. Një maskaradë e dalë nga Foltorja”, u shpreh ai.

6 Komente

  1. b
    ben.

    Avukat ti si njeri i ligjit, i zgjuar dhe i ndershem pse nuk e hedh ne gjyq kete gazeten greke qe ti maresh leket e saliut dhe ca te tjera?????

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaq kisha unr per sot

      Ben, bie era e keqe breket e Saliut poshte ballkonit, mos shko me se do vdesesh dhe nuk kemi opozite me dhe ketu.

      Përgjigjjuni
    2. e
      edmond( koder rreshen)

      Kush po genjen dhe mashtron ,Popullin ne apo Greket ?! Sot ne Tv Greke,ne informimin publik per 24 oret e fundit,thuhet se gjyqtarja Shqiptare esht e denuar per fallsifikim ? Ne shtypin Shqiptar thuhet e kundert ! Shqiperia ka nje raport te Policis Greke,e cila deklaron se gjyqtarja nuk esht denuar dhe ekstraduar per fallsifikim ?! Per ta ber sa me te besueshem pastertin e figures se gjyqtares,a nuk do te ishte e arsyeshme ,qe ky raport i policis Greke, te shfaqej i fotokopjuar ne shypin Shqiptar ?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhguesi

        Nuk egziston ky raport, Irena Gjoka eshte debuar per 12 vjet nga EU. Gazeta tema eshte ajdutante e Rames, vetem dhe ky lajm i rreme mjafton ta diskretitoje ate.

        Përgjigjjuni
      2. "
        "BOHOTINA"

        nuk kane fund bemat e gjemat e ketij perbindshi.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati idealist

          Pavarësisht këtij sulmi të ulët të sponsorizuar nga kryekrimineli dhe kryehajduti sali muti ai dhe Beleri do shkojnë në burg,tek vëndi i qenit.Gjyqtaria duhet të bëj një padi kundër gazetës ku të kërkoj një shumë të majme parash.Kështu që kjo gazetë e ndyrë mos të shkruaj më pisllëqe të tilla.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje