Berisha, sulme ndaj Irena Gjokës, avokati: Ja përse pagoi edhe gazetën greke për të shkruar kundër gjyqtares së GJKKO

5 Mars 2024, 19:40Politika TEMA
Berisha, sulme ndaj Irena Gjokës, avokati: Ja përse pagoi edhe

Avokati Idajet Beqiri tha se kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka paguar median greke që ditën e djeshme publikoi një artikull ku pretendohej se gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka ishte dëbuar nga Greqia për falsifikim dokumentesh, pretendime që u rrëzuan nga reagimi i policise greke.

Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Beqiri tha se Berisha e ndërmori këtë sulm për të dëmtuar imazhin e gjyqtares për shkak se ajo u tregua e guximshme duke marrë vendimin që e la në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Arritën deri aty ku thanë se ajo paska falsifikuar dokumentet për t’u futur në Greqi. E pse duhet ta bënte ajo diçka të tillë?  Irena Gjoka u sulmua kaq ashpër sepse qe e guximshme, e mori dhe e çoi atje në kafaz, ku e meritonte. Saliu nuk e godet vetëm për këtë. Ai po qenë element me të kaluar atdhetare me të kaluar anti-serbe Saliu çmendet dhe i sulmon ashpër

Kjo është mbesa e Hekuran Manekës që bëri kryengritje ndaj Ahmet Zogut. Saliu sa mori vesh që kjo është mbesa e Hekuran Manekës u bë bishë e tërbuar sa shkoi pagoi gazetën greke me paratë e vjedhura të shqiptarëve që të shpifë ndaj gjyqtares. Megjithë këto shantazhe, ajo dha një vendim nga më të drejtët”- u shpreh Beqiri.

3 Komente

  1. S
    Shkembi

    Respekt per zonjes Irene, por kollovarin duhej ta kish ngjeshur brenda.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      O avukat te tregoj 1 menyre te besh ca leke???? Hidhe ne gjyq gazeten greke per shpifje, me kaq shume shpifje do behesh i pasur. Dhe mos e hidh ne gjyq ne greqi , coe ose ne bruksel ose ne amerike. Se harova ti ne amerik nuk shkon dot.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noka po ta fut nga pas …

        O Sali do te te hyje me thellë … nuk ke pare gje akoma. Te fala. Noka …

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje