Kryesia e Partisë Demokratike të ‘Rithemelimit’ ka vendosur të miratojë ndryshimet statutore, duke i hapur rrugë që kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe nënkryetarit të Parlamentit, Agron Gjekmarkaj të emërohet automatikisht nënkryetar partie.
Ndryshimet janë miratuar pas tre orësh debat, ndërsa vulën përfundimtare do t’ia japë Këshilli Kombëtar.
Konkretisht në nenin 47 të statutit, shtohet një pikë sipas të cilës kryesia e grupit parlamentar të bëhet pjesë e kryesisë së Rithemelimit.
“Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47”, thuhet në pikën 3 që shtohet në nenin 47.
Në të njëjtën kohë shtohet edhe një paragraf në nenin 51 që i hap rrugën emërimit si nënkryetarë të partisë, kreut të grupit parlamentar dhe nënkryetarit demokrat të Kuvendit
Dy nenet që ndryshojnë:
Në nenin 47 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;
Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta të fundit kuptohet me vendim Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, dëri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.
Në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon. “Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit sipas ndryshimeve të reja statutore që u miratuan janë:
Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar
Ervin Salianji – Nënkryetar i Grupit Parlamentar
Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i Kuvendit
Zheni Gjergji – (Kryetare, Komisioni i Shëndetësisë)
Dhurata Çupi – (Zëvendës kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë)
Helidon Bushati – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin)
Tomorr Alizoti – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Politikën e Jashtme)
Ferdidant Xhaferri – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Sigurinë Kombëtare)
Jorida Tabaku – (Kryetare, Komisioni për Çështjet Evropiane).
...hahaha.................gjeku i markajve , alias gone.................. u rrit (politikisht) ne by...e te Berishes ..............dhe do te vdese (politikisht ) ne rreze te kesaj by...e.......... .....zot i madh pse ka kaq shume legena ky vend ......!!!!!!!!!!
Keta jane si grupimet e rrugeçerve te rruges, Keta nuk i njeh ligji dhe nuk jane te regjistruar ne asnje dokument zyrtar qe te njihen si parti, vazhdojne akome me metoden e "tokes se xanum" duke mos shpefillur asnje ligj te shtetit shqiptar. Kjo nuk eshte parti dhe si rrjedhoje nuk ka asnje vlere ligjore apo administrative çfaredo vendimi qe te marrin. E njohin njeri-tjetrin si kryetar apo sekretar, ashtu siç njohin bandat e rrugeve kryetarin e tyre, por ne veshtrimin ligjor eshte nje vrime ne uje. Ata flasin per Kryesine e Partisë Demokratike të ‘Rithemelimit’, por i referohen statutit të PDSH qe eshte diçka tjeter. Partia Demokratike e ‘Rithemelimit’dhe PDSH jane dy gjera te ndryshme. Ketu duket se sa shpellare jane ata dhe si e kane drejtuar shtetin shqiptar kur i kishin çelesat e kasolles. Rrumpalle e pakrahasueshme me asnje vend tjeter ne Bote. ZOTI mos e dhente qe shiptareve t'iu marri koka ere dhe t'iu japin perseri mundesine ketyre shpellareve qe te vijne ne pushtet! Do te ishte fundi i BOTES!
O bardha e o gone per kaq gje qenkeni lodhur ju per keto dy vite.Kot paskeni bete gjithe kete zhurme bardha ka cjerr zerin mos te them ndonje fjale tjeter e ti goni me bejtet e tua paske zgjuar doktorin te kujtohet per ju.Po ca kujtoni ju se i ha doktori perrallat tuaja.Nga bardha e prisja kete gje se ai kerkon te mare licensen e servillit dhe i lepiresit para e mbrapa.Por nga ty o gono nuk e prisja kete veprim jo per ndonje gje por ti je edhe i kompletuar me diplloma apo te kishte mbetur pa mare kete te fundit qe ka edhe bardha.Hallall ta kesh edhe kete lloj dipllome.Por jam i sigurte se doktori nuk i ha keto dhe ju se shpejti do shumzoheni me zero.Por sic thote populli me mire vone se kurre.
Gjekmarkaj si gjarper me syze! Nga cadra Tek Basha, pastaj tek Berisha, hante buke me sallam ne TV per Bashen dhe ne fund Tek foleja e gjarperit Berisha! Mesuesi me integritet grek!!!