Bashkimi Bardhi-Berisha, Elezi: Politika është futur në një rrugë aq qorre, sa nuk shohin asgjë veç interesit të tyre

5 Mars 2024, 13:37Politika TEMA
Bashkimi Bardhi-Berisha, Elezi: Politika është futur në një

Ish-kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Ibsen Elezi foli për situatën e opozitës dhe bashkimin mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit. 

Ai u shpreh se rikthimi i Bardhit është një marrëveshje dhe se ka një imoralitet të madh në PD (Foltore). Ndër të tjera ai tha se politika është futur në një rrugë qorre, sa që shihen veç interesat personale.

“Rikthimi i Gazment Bardhi është një marrëveshje. Ka një imoralitet të madh që nuk bashkon partinë.  Pas një periudha pothuaj 2 vjeçare, kthehet te Bardhi, s’mund t’i bëjë dhuratë më të madhe Ramës për zgjedhjet e 2025.

Është futur politika në një rrugë aq qorre, sa nuk shohin asgjë veç interesit të tyre. Nuk kanë qëllim për të larguar Ramën nga pushteti, por interesat e tyre.

Opozita nuk ka argumente. Si na mashtra Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit. Kam pasur polemika se si Berisha do na tradhtonte i pari, çfarë është tradhtia? Të shkelësh premtimet. 11 dhjetori është keqinterpretuar.

Për sa i përket Tabakut, nuk e lexoj dot si politikane, pasi nuk mban një qëndrim. Nuk ka një profil të ndërtuar. Kjo është pse them që është e vështirë“, tha ai në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News. 

 

 

 

5 Komente

  1. M
    Mundi

    Se mos ka rama lidhje apo veliaj me parimet e demokracise. Keta te dy dhe soji vet kane lidhje vetem me kleptokracine dhe gjithe poshtersite e tjera te mundshme

    Përgjigjjuni
    1. u
      u shofshi zagare qe ushqeni Vampirin me gjak

      Mallkuar zagaret e Vampirit te VIÇI - DOLIT ne jete te jeteve !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ibsen ti din me mire se kaq sa thua, prano te vert

        Ibsen, bjeri drejt fare. Thuaj qe opozita si PD prej '91 gjithnje ka qene pjelle e sigurimit te shtetit, fole e komunisteve dhe bijve te tyre, asnjehere parti por front i drejtuar nga qelbesirat e UDB dhe Asfalise. Ndryshe Ibsen mos fol fare. Je djale me mend, je shqiptar i djahte i mire, por nuk ka parti per si ty djathtas. Shko tek Rama e kontribuo ta bindni nongraten te hidhet fare nga ballkoni, politikisht.

        Përgjigjjuni
        1. X
          X...

          MOSAD-i është ku e ku më zi se UDB-ja dhe ASFALIA...

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cen Dymi

            Ibsen Elezi i Kuksit , coban me dele nga lumjanet e Kuksit , ben politike. O Ibsennnn P.D - ne e krijoj Sigurimi i Shtetit , qe e kontollon dhe sot pa qene Bashkepntore Sigurimi s'ke vend ne P.D. o Ibsen sa nga Deputete e 92 te Kuksit qe vuri Salu ishin Spiuna te Sigurmit ? E thua dot une them te gjithe. Sa nga Ministrat , zv/ ministat , Ambasadoret , Prefektet e Ssliut ishin Spiuna Sigrimi , une them 70 - 75 %.. O Ibsen fol troc se tu be vone per te kullote tufen e deleve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje