''Kishim avionë, nëndetëse e armatime të fuqishme'', avokati: Berisha shkatërroi ushtrinë

5 Mars 2024, 09:02Politika TEMA
''Kishim avionë, nëndetëse e armatime të

Shqipëria ka pësuar një dëm të konsiderueshëm në aspektin ushtarak në tri dekadat e fundit, sipas avokat Idajet Beqirit, dhe kjo është "vepra e ish-presidentit dhe ish-komandantit të Forcave të Armatosura, Sali Berisha".

Beqiri e bëri deklaratën në studion e "3D" me gazetarin Alban Dudushi, duke e cilësuar "tradhti" ndaj vendit sabotimin e mbrojtjes shqiptare.

"Në këto 32 vjet është lajmi më i mirë që u jepet shqiptarëve, sepse më në fund po shohin që ky vend, i cili sigurinë kombëtare, në aspektin e kufijve dhe që ishim të rrezikuar, tani thonë që më në fund po e marrim veten.

Pas asaj tradhtie të rëndë kombëtare që iu bë Shqipërisë dhe shqiptarëve me shkatërrimin përfundimtar të ushtrisë, të mbrojtjes së këtij vendi, që për cilindo të vend, sado i fuqishëm të ishte, sepse vetëm asetet ushtarake të shkatërruara ishin 130 miliardë dollarë.

Po të marrësh në konsideratë faktin që në 24 orë, Poliçani prodhonte 40 tonë municion në ditë dhe po të kesh parasysh faktin që vetëm fabrika e armëve në Gramsh prodhonte 480 kallashnikovë në 24 orë dhe po të kesh parasysh faktin që kishim 192 avionë luftarakë, plus 6 helikopterë ushtarakë, dhe po të kemi parasysh faktin që kishim 1.200 tanke - 1 tank e kishte vlerën 800 mijë dollarë, të rinj, pasi nuk e provuan luftën - pra në një situatë sabotimi kaq të rëndë kombëtar, për të mos folur për flotën detare me katër nëndetëse.

Kjo është vepra e ish-presidentit dhe ish-komandantit të Forcave të Armatosura, Sali Berisha. Derisa pesë vjet i lë për skrap dhe nuk mori asnjë masë që t'i mirëmbante, i nxori njerëzit nga puna aviatorët, tankistët, ushtarakët i nxori me 24/1, i hodhi në rrugën e madhe që të shisnin banane, si mund të ndodhte ndryshe," tha avokat Beqiri.

5 Komente

  1. t
    tate

    Berisha ka shume ne kurriz (hesape) por kete qe kerkoni tia ngjisni eshte e tepert . Fajin e ka Pashko me "çekun" e bardhe dhe ata "miqte" pertej oqeanit qe e shtynin duke genjyer delet e urta qe blegerinin te kenaqura se u be deti "kullote" !!!! Te tere u sulen si te çmendur duke shkaterruar çdo gje qe ishte ndertuar me djerse dhe gjak gjate 50 viteve ......dhe tani ...akuzoni njeri tjetrin !!! Ndoshta eshte geni ......!!

    Përgjigjjuni
    1. i
      ilirian

      E vertete kjo qe thua tate po kush e drejtonte vendin ai ka pergjegjesine dhe detyren te kujdeset per vendin jo ta leri si han pa zot.... e mos te marri 50 milionet e serbit per te bere sehir se si shkaterrohet vendi i vet ....

      Përgjigjjuni
    2. u
      u shofshin zagaret e Vampirit !

      Vampiri eshte Vampir ! U shofshin zagaret qe e ushqejne me gjak. mallkuar zagaret !

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shpetimi.

        Po eshte e sakte o a Avokat... Cdo jave ne sekret niseshin anije me armatime e materials te ndryshme ushtarae per tu shitur....destinacion sekret,she nen organizim e lyerjen e njerezve te besuar... Kuptohet dhe te ardhurat ,....dihet ku shkonin.. Keto gjera ruhen,..njerezit jane gjalle,...qofte si deshmitare,qofte si organizatore..

        Përgjigjjuni
        1. P
          Popull serevil dhe ankoheni !

          Shume mire jua ka bere krykrimineli sali me te gjithe kurvat e tjere Spiune.... Aty i kkshit aty i keni ! edhe kete plehere aty ne katin e tete ! dhe shume plehra te tjere qe levizin lirisht ! juve ti hani mutin..... se skeni bythe te beheni ate qe duhet bere ....Rini urte dhe mos ju ndihet zeri.... Keni nfegjuar ndonjeher liri pa gjake ! gjaku duhej derdhur qe ne fillim te 90 kure keta kurva moren drejtimin dhe dolen si shpetimtare.. Popull frikacat kure vrisni pabesisht...si shumica e atyre qe rine ne burg ! ahhahah..se kishin bythe te vrisnin per te vjedhur dhe jo per te shpetuar nje popull te tere...mire jua beri kurva hoxha mire po jua bejne edhe keta..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje