Pse Micotaqis u bë Gaz Bardhi i Foltores?

4 Mars 2024, 20:20Politika TEMA

Pse Micotaqis u bë Gaz Bardhi i Foltores?

Nga Ylli Pata

Arsyeja që qeveria greke sulmoi gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka, nëpërmjet medias greke që ka një lidhje me PASOK, ka një shkak të thjeshtë. Sepse Sali Berisha u bë njeriu ose më saktë politikani që i dha Athinës kartën politike që kërkonte për tu përplasur me Tiranën.

Partia Demokratike nuk pa pasur asnjëherë një kimi me Omonian e Himarën apo PBDNJ-në. Nëse do të kishte një logjikë normale kandidimi nga baza, asnjëherë PD e Himarës nuk do të kandidonte një personazh të OMONIA-s. Aq më pak Fredi Belerin, i cili është një njeri që në vitin 1995 ishte kyç në komandon që sulmoi ushtrinë shqiptare, ku gjetën vdekjen dy oficerë në kazermën e Peshkëpisë në Gjirokastër.

Por edhe sikur most ë ndodhte kjo, PD e Himarës nuk ka qenë një grup politik i afërt me PBDNJ-në, edhe pse personazhe të lidhur me Greqinë u afruan me PD-në që në vitin 1991.

Himara është një bashki me disa fshatra, ku vetëm dy kanë një afërsi me PBDNJ-në. Vasil Bollanon si kryetar i bashkisë së Himarës e solli Sali Berisha në vitin 2007. E këtë e bëri vetëm pas një pakti me Nikolas Gage, që në fakt ishte një pakt me lobin grek të SHBA. Ky pakt i dha Sali Berishës realisht një riafrim me qarqete pushtetit në Partinë Republikane të SHBA, pasi ishte shpallur thuajse Non Grata në vitin 1997. E çmimi që Sali Berisha pagoi atëherë për këtë riardhje në pushtet ishte i madh: varrezat e ushtarëve grekë në Përmet e Këlcyrë(pasi socialistët kishin ngritur ato të Bularatit) si dhe pakti famekeq i detit me motrën e kryeministrit aktual grek, Dora Bakojanis-ministre e Jashtme dhe ministrin Kostas Karamanlis.

Kur doli në opozitë, Sali Berisha e ka mbrojtur fuqishëm paktin e tij të detit, duke e quajtur marrëveshjen më të mirë që ka ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria. Ndërkohë, zonja Bakojanis e ka quajtur: Maser of Art.

Në rastin aktual të Belerit, simfonisë së Micotaqisit nuk se i ka shkuar kush prapa. Madje, kanë shprehur edhe besdi, siç ka qenë ajo e kancelarit gjerman apo edhe zyrtarëve të tjerë të vendeve kryesore të Bashkimit Europian.

Shkurt, Athina ka vënë re se askush me peshë në Europë nuk se e ka vënë ujin në zjarr për Fredi Belerin. Kjo jo vetëm sepse procesi ndaj tij është në dorë të SPAK që është një institucion ën monitorimin europian, por edhe sepse personazhi në fjalë është një i njohur i letrave të shërbimeve sekrete europiane.

Ndaj sot qeveria greke ka kaluar në një nivel të ulët, duke qarkulluar akuzat e Sali Berishës, i cili dy ditë më parë sulmoi gjyqtaren e tij se ka pasur emra të tjerë. Sot qeveria greke ka bërë partneren e doktorit thuajse në një ditë që Gaz Bardhi ka pranuar të jetë pjesë e foltores.

Një zhvillim dukshëm i lidhur, që thjesht rithekson marrëdhëniet e vjetra Berisha-Micotaqis që me babain e tij që Edi Rama i ngriti shtatore në jug të Shqipërisë, edhe pse ndaj tij ka mjaft kontestime nga qindra mijëra shqiptarë.

Sot gjithsesi ka një gjë të qartë. Foltorja ka një aleat të madh: Qirjako Micotaqisin, si dhe një hero edhe më të madh se doktorin: Fredi Belerin. Berisha, sado që ndodhet në arrest shtëpiak, miku i tij Qirjako nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse merr për bazë letrat e stafit të tij. Sa për kujtesë: Andreas Papandreu, që ditën e parë që u arrestua Fatos Nano, kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij. Pasi më shumë se cunat e minoritetit, ai partner njihte Fatos Nanon. Ndërsa Qirjako, së pari kërkon lirimin e Belerit, për doktorin as e përmend…

TemA

 

17 Komente

  1. z
    zzzzz

    O Yllka.....ceshte kjo menyre te shprehurish......nuk se i behet vone apo nuk se e di apo nuk se....vk. Shkruani shqip o te bastarduar mos bastardoni gjuhen se nuk eshte prone private.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TAULANTI

      O PATA ! Nuk thuhet: Nuk se, por s'e ka vene ujin ne zjarr. Mesoje mire shqipen.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ard

        Artikull me vlere ,drejtshkrimi cope cope.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Juristi

        Z. Pata per Bejlerin keni mëse të drejtë për gjithçka keni shkruar. Por ju lutem si gazetar a mund të shpjegoni sa e vështirë është të verifikohen "akuzat" që shkruan media greke. Per ndalim të zonës Shengen per fallsifikim vize dhe dokumentash në vitin 2002. Dhe mbiemrin Gjoka e ka marrë nga bashkëshorti i saj ne vitin 2011? Nëse keto akuza të rënda nga media greke janë të vërteta drejtësia e re qenka si ajo e plepave të Saliut

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben.

          Ore jurist. Ne dosjen e shkruar ne shqip te Belerit figuron se: ne momentin qe spiuni i policise ka firmosur para prokurorit ne Vlore , rezulton te kete qene ne Himare keto te dhena jane nga qelizat telefonike. Ndersa ne momentin qe spiuni i policise deklaron se ka qene ne himare dhe ka mare leket nga beleri , qelizat telefonike te tij jane ne vlore. E kupton ku ka shkuar drejtesia e re???? Dhe nuk mjafton vetem kjo por kryetarja e gjykates antikorupsion ne shqiperi qe eshte mbi SPAK ka 3 mbiemra, dhe ka qene e denuar ne greqi per fallsifikim se donte te behej vorio epirote, dhe nuk e ka deklaruar. Keto nuk jane gabim ose deshtim, keto tregojne dicka tjeter, ky vend ka mbaruar ne themel. PS: shenjat e gishtave te kryetares se gjykates antikorupsion te shqiperise, ne policine greke nuk ka lume qe i lan. Te fala sorosit

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            O Jurist I Plepave! Nqs ato që thotë media greke janë të vërteta atëherë Gjoka largohet nga puna dhe dosjen e Bejlerit e merr një gjykatës tjetër. Bejleri nuk është në burg se Gjoka është e kapur nga pushteti por sepse dosja e tij është e mbushur me fakte për vjedhje votash o kokë KAR!!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juristi

              O koqe kush tha qe Beleri është akuzuar kot? Pse thonë media greke sulmon gjykatësen dhe nuk verifikohet akuza w medias

              Përgjigjjuni
          2. K
            Kris

            Berisha mik I Qiriakos Rama mik I babait te qiriakos

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Zoti Pata kujdes mos ngaterro kekun me byrekun. Po te mos ishte K.Micotaqis me 1992 ne do kishim ngrene njeri tjetrit dhe ti i pari, mund te kishe shkuar ne te sateme. Shqiptaret nuk jane bukeshkake, por dine ti ndajne gjerat dhe ajo oermendore qe ju ngrit Micotaqit, eshte plotesisht e merituar. Ajo na ben me shume nder neve se sa grekeve. Te tjerat jane pikerisht si thua ti qe keta brekmutet tane nuk mundin ti ruanin raportet e fqinjesise se mire me lezhime skandaloze qe neve na kthenin plotesisht ne vasale te grekut. Nuk na e ka fajin greku Pse ne gjirinn tone kemi qelbesira te egra antishqiptare

              Përgjigjjuni
              1. a
                antipatrea

                Më saktë prishet ... Shkëmbi !

                Përgjigjjuni
              2. L
                Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                Keta jane halet e kombit, duke filluar nga Sa-Haleja e deri tek Beleri...

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mos

                  Tani keto i dime te gjitha; Sali Berisha eshte ai qe ka qene . Pse nuk i fusni nje lovidhe bytheve dhe te shkoje te gjeje te atin, qivashin e Sheqeres ? Ose mbylleni ne nje arkivol te mos ndihet per i gjalle.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkupi

                    Salih Berisha po shperfaq hapur gjithe urrejtjen e tij per shtetin dhe kombin shqiptar. Kjo qelbesire duhet te shkoj ne burg bashk me zagarin e tij Flamur Noka. Keta jane qelbesira bastard e vrases njesoj sikurse Bejler bastardi.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lasgushi

                      Turp për popullin mil grek! Voton dhe drejtohet nga një KARAGJOZ si Micotaqisi pa personalitet.I cili fel më tribunë me Fredi Brlerin,kokër injoranti,tradhëtari dhe terorist dhe vrasësi edhe ordiner.I cili mer poza si një thes me mut. Ku ka katandisir Greqinë.!!! Paraardhësit.e.Micitaqisit,megjithëse gjithnjë janë sjellë keq me Shqipërinë dhe shqiptarët,të paktën në formë dhe paraqitje kanë patur.një farë stofi dhe nuk ishin katagjoza,si ky Lepuri gri.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Në kujtim të Arsen Gjinit

                        Ironia e kësaj situate është që PD-ja ka 30 vjet që na ka shurdhuar me pëllitje për patriotizëm, nacionalizëm, akuza tradhtie kombëtare ndaj të tjerëve. Kujt i kujtohen shëmtirat e llojit Mehmet Elezi, Abdi Baleta, akuzat histerike me artikuj të llojit “Hirushja e Prizrenit”? Përrallat e llapazanëve Vjollca Vokshi, Robert Papa për vizionet e Salës? Në 1994, ndërsa masakroheshin ushtarët shqiptarë nga kriminelët fashistë grekë, Sala ishte president dhe gjëja e parë që bëri ishte të akuzonte opozitën për bashkëpunim me grekët, ndërkohë që i fuste në burg, i ndiqte, i rrihte pa iu dtur dora. Sot akuzon iah-opozitën si Putinë dhe quan veten Navalni. E gjithë kjo ndërsa PD riciklon në politikë një bullar që lan makina në Athinë me emrin Fredi, që ende ka dosje penale në Greqi për ngjarjen e 1994-s, përveç akuzës këtu për blerje votash. Natyrisht, mund t’ia thuash sa më sipër shkarravitësve të pavarur të llojit Bushati e co. dhe këta me përbuzje të kujtojnë shenjtërinë e votës, lirinë e ……. Shumë punë e kalbur kjo…..

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vlonjati

                          Grek bythë qira që miratohen burrl me burrë. Edhe makinat mbërthen bullonë dado, pra femër e mashkull. Ptu........

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            DUCJA

                            Plaseni ne burg ketej bejlerin pastaj nxirreni me amnisti se po na can trapin.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje