Hetimi i Prokurorisë për shpërthimin në Lushnjë: Deputeti shkeli lejen e ndërtimit

4 Mars 2024, 18:15Politika TEMA

Hetimi i Prokurorisë për shpërthimin në Lushnjë:

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore lidhur me shpërthimin e fuqishëm të ndodhur në Lushnje disa ditë më parë pranë magazinës në ndërtim në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela, ku për humbën jetën 2 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti.

Nga hetimet paraprake të Prokurorisë lidhur me shkakun e shpërthimit, ekspertët e policisë së Lushnjës kanë dalë në përfundim se shpërthimi në magazinën në lagjen e “Karbunarë e madhe”, ka ndodhur për shkak të një avarie në punë.

“Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtate të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth.

Subjekti që ka kryer punimet siç nënvizohet në dokumentin zyrtar ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga bashkia Lushnjë. Leja e miratuar nga Bashkia e Lushnjës ishte një vjeçare.

“Nisur nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1-vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje. Për sa më sipër nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar. U kryen te gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe ndërtimit të paligjshëm”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

6 Komente

  1. r
    rama i I-re

    Rilindja e korrupsionet vazhdon te asfiksoje kete vend.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jovan Bregu

      Dhe Pilo Lala me vrankontin do thonë që është kurth nga Saliu dhe nul moka që s'ka tru as sa një babuin Asnjë patronazhist çuditërisht nuk kerkon dorëheqje të parevokueshme të deputetit që ka shkelur haptazi ligjin

      Përgjigjjuni
      1. O
        O2

        Sa mire qe doli qe nuk ka shperthyer bombula e oksigjenit,se shume nga keta gjithologet,qe kane kurajo te dalin neper ekrane,na habiten me djegjen e oksigjenit,dhe shperthiminn e bombules,pa burim te madh nxehtesie,kurse sa per lejen.ky personi ne fjale,nuk e ka pas veshtire ta shtynte afatin,kurse per aksidentin,pergjegjsia mbetet te ai qe ishte usta per ate pune,qe shkelja i kushtoi jeten bashke me te birin.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli katunar

          EDHE KJO DO TE MBYLLET SI RASTI KUR U DOGJ GODINA E METROPOLIT NE LUSHNJE DHE NUK U ARRESTUA NJERI, MEGJITHESE U SHTRUAN 30 VETA NE SPITAL!!! KU HYN TAO, LARG PROKURORIA

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juristi

            në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1-vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje. Nga 09/2023 ne 02/2024 i bie që kanë kaluar 6 muaj nga nje leje 1 vjeçare!! Si e paska tejkaluar afatin? Kush i bën këto llogaritje Lul Basha??

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mili

              Shikoni çfarë fytyrë ka ky deputet i PS mjerë ata që ikën se ky deputet do rri

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje