Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Basha: Lajm i mirë për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohë të trazuar

4 Mars 2024, 16:00Politika TEMA
Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Basha: Lajm

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. 

Përmes një reagimi në Facebook, Basha shkruan se është një lajm i mirë për sigurinë e vendit dhe të gjithë rajonit tonë në një kohë trazirash.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve.

Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.

Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe  dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Basha në rrjete sociale.

 

1 Komente

  1. B
    Baba Salihi

    Ku dine cfare ashte baza e Natos ky iditot funksional

    Lini një Përgjigje