Kryeministri Edi Rama u shpreh se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë ka një rëndësi për të gjithë rajonin, pasi është i kërcënuar nga Rusia.
Rama gjithashtu tha se ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto ka ardhur në Shqipëri me disa avionë luftarakë.
"Jam i lumtur që një punë e nisur prej kohës arritur përfundoi dhe këtu bashkë me ne janë plot miq partnerë aleatë. Ministri i Mbrojtjes së Italisë ka ardhur me disa avionë luftarakë me vete.
Do të falënderoja miqtë dhe aleatët tanë turq të cilët për 3 dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj baze e cila sot është e transformuar dhe e gatshme si një bazë taktike e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.
Është një element sigurie për rajonin e Ballkanit tonë Perëndimor pasi është një rajon i kërcënuar nga Rusia. Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e rritjes së mëtejshme të flotës sonë ajrore. Dy helikopterët Black Hawak dhe dronët Bayraktar janë pjesë e rritjes që do të vazhdojë.
Falënderoj banorët e zonës, për durimin që kanë treguar gjatë rehabilitimit dhe rindërtimit të kësaj baze. Urojë që Baza taktik e NATO-s të sjellë për ta mundësi të reja punësimi duke ndikuar në ekonominë lokale",- tha Rama.
Rama në fjalën e tij në inaugurimin e bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se po punojnë me NATO-n që së shpejti të mund t’i gëzohen lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës.
"Falënderim i posaçëm atyre që kontribuuan duke filluar nga aleatët tanë të NATO-s. Me shpresën dhe besimin se kjo bazë e re do të shoqërohet nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romane gjë për të cilën po punojmë me NATO-n dhe se shpejti do të mund ti gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës. Falënderim i posaçëm për të gjitha Forcave tona të Armatosura", - tha Rama.
Idioti i Lindes
Suksese te mstejshme..
Në kulmin e luftës së ftohtë, këto baza ushtarake, tunele e armatime i mbajtën larg kthetrat e grekëve e ruso-serbëve. Tani që po afrohet sërish e ftohta e luftës, jo vetëm këto, po do vemi t'i lëpijmë me gjuhë gjithë betonimet e fortifikimeve dhe strehimet e nëndetëseve në Pashaliman e të avionëve në Gjadër. Prisni, prisni! Sidoqoftë, rroftë USA, se per ju na merrte me fshesë greku e serbi.