Zbardhet formula e bashkimit të Bardhit me Foltoren: ndryshon statutin për nënkryetarin e ri

3 Mars 2024, 22:42Politika TEMA

Zbardhet formula e bashkimit të Bardhit me Foltoren: ndryshon statutin

Nga e marta Gazment Bardhi do të jetë sërish pjesë e strukturave drejtuese të Foltores. Sipas burimeve të A2 CNN, me ndryshimet staturore që pritet të miratohen në Këshillin Kombëtar, Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të marrin postin nënkryetarit, për shkak të pozicionit që mbajnë kryetar grupi dhe nënkryetar Kuvendi.

Në strukturën drejtuese do të përfshihen dhe nënkryetari i grupit, Ervin Salianji dhe kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare në Kuvend. Sipas burimeve, të gjithë mbështetësit e Bardhit nuk pritet që të votohen as në Kryesi e as në Këshill Kombëtar, por do të bëhen pjesë e forumeve për shkak të pozicioneve që mbajnë në grup dhe Kuvend.

Ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike të Rithemelimit:

Nënkryetarët e Partisë

1. PDSH ka dy nënkryetarë (Katër nënkryetarë) të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të këtij Statuti.

2. Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar.

1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:

b) Dy nënkryetarët e Partisë, (Katër nënkryetarët e Partisë);

c) Sekretari i Përgjithshëm;

d) Kryetari i Këshillit Kombëtar;

e) Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë mandat tjetër përveç atyre të parashikuar në gërmat a), b), c) dhe d) të pikës 1 të këtij neni.

(Shtohet pika që anëtarë kryesie janë kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare)

Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit:

1.     Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar

2.     Ervin Salianji – Nënkryetar i Grupit Parlamentar

3.     Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i Kuvendit

4.     Zheni Gjergji - (Kryetare, Komisioni i Shëndetësisë)

5.     Dhurata Çupi - (Zëvendës kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë)

6.     Helidon Bushati - (Zëvendës kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin)

7.     Tomorr Alizoti – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Politikën e Jashtme)

8.     Ferdidant Xhaferri – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Sigurinë Kombëtare)

9.     Jorida Tabaku – (Kryetare, Komisioni për Çështjet Evropiane)

3 Komente

  1. ÇDO ANËTAR , NËNKRYETAR !

    Aksioni politik i FOLTORES ndan “S” (sulmuse) , për aksionistët më të dalluar , sipas parimit “ NJË ANËTAR NJË NËNKRYETAR” !

    1. r
      robi

      po per krricin e faros me 2 gishta lart nuk keni menduar ndonje post me lart se eshte imazhi i foltores, sidomos aty ne furgonin e policise me trupin perjashta ngjan si Gjergj Elez Alia mbi kale, hero i pamposhtur, fakiri.

      1. A
        Arbeni

        Dolën zyrtar kryetarët dhe nënkryetarët e foltores së sali malokut.Nga 2 u bënë 4 të till.

        Lini një Përgjigje