Javë "zjarri" për Berishën, një akt-ekspertim privat, "luftë" për liri në GJKKO e Gjykatën e Lartë

3 Mars 2024, 17:00Politika TEMA

Javë "zjarri" për Berishën, një akt-ekspertim

Teksa ka kaluar më shumë se 60 ditë i kyçur brenda shtëpisë me një vendim gjykate, ish-kryeministrin Sali Berisha e pret një javë përballjesh gjyqësore. Në thelbin e tyre është kërkimi i tij për të dalë nga arresti shtëpiak dhe rrëzuar masat e sigurisë të dhëna nga dy shkallët e Gjykatës së Posaçme. Të hënë në orën 10:00 Gjykata e Posaçme shqyrton kërkesën e bërë nga ish-kryeministri nën hetim për “korrupsion”, për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Javën e kaluar, seanca e parë e shqyrtimit të kësaj kërkesë penale, dështoi për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka ishte e angazhuar në një gjykim tjetër penal, që shkoi përtej orarit zyrtar të punës në gjykatës. Në seancën e së hënës avokatët e ish-kryeministrit pritet të paraqesin një akt-ekspertim kontabël, të bërë nga ekspertë privatë, mes të cilit do të provojnë që Jamarbër Malltezi, po ashtu nën hetim për dosjen “Partizani”, nuk i ka përfituar paratë me të cilat SPAK pretendon se ka korruptuar vjehrrin ish-kryeministër.

Përballjet e tjera gjyqësore të javës Berisha i ka në Gjykatën e Lartë, e cila të martën shqyrton dy rekurse të ish-kryeministrit. Në orën 10:50 të së martës një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni do të gjykojë pretendimin e Berishë për të shuar masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Sipas ish-kryeministrit masat e kanë humbur fuqinë, pasi gjyqtarja Irena Gjoka e zbardhi arsyetimin e vendimit përtej afatit 48 orësh të parashikuar në ligj. 1 orë e 40 minuta më pas, i njëjti Kolegj Penal duhet të shqyrtojë rekursin e Berishës kundër këtyre dy masave të sigurisë.

Në rast se Gjykata e Lartë rrëzon dy masat, humb fuqinë edhe masa e “arrestit në shtëpi”, që ka ardhur si ashpërsim i tyre.

Ndërkohë Gjykata e Lartë ende nuk e ka caktuar një datë për rekursin e bërë nga ish-kryeministri kundër “arrestit në shtëpi”, masë në të cilën qëndron prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

11 Komente

  1. E
    Emigranti

    Oreeee pushooooo.

    1. d
      drejtesia

      Mos u tutni perpara nji krimineli,asnji hap pas,bilê plaseni ne burg,faktet dhe provat jane te gjitha te shkruara ne kurrizin e popullit! Bjerini qenve te rruges,asnji meshire!

      1. M
        Malo

        Kelyshet Komuniste jane bere super kapitalista me moton grushte bashkuar rrethe partise,mos harroni se ju jeni mesuar me te ngren bare…!!

      2. V
        Vranakonti

        Nuk duhet asnje leshim per Sali Berishen. Ai eshte kriminel dhe duhet te hetohet e te denohet si kriminel. Krimineli dhe hajdti gjithemon kerkonte çfajsoi veten,por organet e drejtesise kane ligjin ne dore dhe te veprojn sipas ligjit.

        1. d
          denoncim

          Lodra, lodra me jeten e shqiptareve; lerini keto dobiçlleqe te proçedurave, kryekrimineli duhet varur ne litar si vari ata te Libofshes, e mbani mend? Ky ka bere krime me nje Shqiperi te tere ata bene me nje familje. Mblidhni mend!

          1. M
            Maloqja vorjoqimarjot i Viçidolit

            Do vazhdojë kështu edhe ato pak ditë jete që i kanë mbetur, të zvarritet si krimb, të qihet në bythë, të bëj kulluvarin e dhëndrrit, të përlyhet me jashtëqitjet e veta, të prostituojë me lloj lloj qeni antishqiptar, të trajtohet si mut i mbyllur në halenë e shtëpisë së tij, të bëjë sehir rrënimin e asaj pak që i ka ngelur përfshi shushunjat që polli, si kakë qeni që tallin trapin gjykatës, prokurorë, diplomatë, biles edhe njerëzit e vet që herë i fusin gishtin, herë i bashkohen me syrin nga fundshpina. Nuk është burrë! Se kishte vrarë veten pa e lënë veten t'a poshtëronin për së gjalli. Por nuk ka turp, as burrëri, as besë, as nder. Është veçse një sharlatan histerik që ha në çdo konak, që përçan vatanin, që shet bythën, që shet nderin, që prostituohet dhe se ka për qeder t'a trajtojnë si kakë qeni.

            1. P
              Prostituta Kombetare sali

              Padyshim…

            2. D
              Dani USA

              Pse te mos kakaris ai kur e ka bere Shqiperin e Drejtesin kashte e koqe ,ai duhet ti ishte harruar Emri qe ne vitin 2 prille 1991 qe vrau 4 njerez per te destabilizuar vendin me ustain e tije Serbin dhe ja arriti qellimit dhe dretesi muti e le akoma ate te kakrise.

              1. a
                anti25642654censurë

                jepi gjigant,mos ndalo!ke për të vdekur duke ngrënë mut!jepi deri në sekondën e fundit!!

                1. A
                  Arbeni

                  Atje në burg të ngordh qeni,sepse e ka vjedhur dhe gjakosur Shqipërinë.

                  1. a
                    anti25642654censurë

                    salë o gjigand,varu dhe më pak jashtë penxeres se nuk të shikojmë!hë të keqen,çdo ditë më shumë,deri sa të fluturosh poshtë!vetëm ajo të ka mbetur pa bërë!kënaqesh ti,duke fluturuar,kënaqemi dhe ne të të shohim kur të kapësh asfaltin!!

                    Lini një Përgjigje