Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës nga maja e Penxheres: Pa qeveri teknike nuk ka rotacion pushteti

2 Mars 2024, 20:10Politika TEMA
Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës nga maja e Penxheres: Pa qeveri

Një qeveri teknike për të çuar vendin në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. Ka qenë kjo thirrja që kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka ripërsëritur nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku qëndron në arrest shtëpie prej 31 dhjetorit të vitit të shkuar.

Për Berishën është e qartë se është Edi Rama e keqja që duhet shporrur, “me të gjitha vjedhjet e tij, mashtrimet dhe rrëmbimin e votës së shqiptarëve”.

U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre. Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit.  Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë. Duhet të ngrihemi në betejën pa kthim, në mosbindje civile në çdo qytet, në çdo skaj të Shqipërisë, për një qeveri teknike, për betejë dhe rotacionin e pushtetit”, tha Berisha.

Sipas Berishës, pa një qeveri teknike, çdo ditë, çdo javë e çdo muaj, Shqipëria do të mbetet një vend i ndëshkua dhe i braktisur. Për të shmangur këtë apeli i tij drejtuar çdo demokrati ishte që të mbillet shpresa dhe besimi për ndryshim në të katër anët e vendit:

Edhe njëherë, Edi Ramës, jep dorëheqjen sa nuk është vonë. Largohu se forcë në botë nuk mund të pengojë shqiptarët pa rikthyer votën e lirë, pa shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti, kthetrat e këtyre hajdutëve që s’i ka pasur kurrë në histori Shqipëria as Europa.

3 Komente

  1. A
    Arbeni

    Do një mut të hash maloku mutit.Po je i zoti fitoji votat dhe dashurinë e shqiptarëve.Ti je një kartë e djegur dhe shumica e shqiptarëve të do në burg si i korruptuar dhe armik i votës së lirë. Fuck you malok gjaksor !

    1. r
      robi

      fytyra e foltores se vicidolit apo imazhi i saj eshte tallagjarja e Tiranes Adriana nockederrja, shpifarakja me e madhe e planetit qe do ti vinte tritolin kullave ne Tirane largqofte po te vinte ne pushtet.

      1. V
        Vala

        A s’na ha mune o kufome e pakallur! Rama do dorehiqet kur ta urdheroje populli, por jo pa zbardhur e gjykuar krimet e tua, te Shkerdhenit e Argites. Nuk pjerdh Kush nga klithmat e tua.

        Lini një Përgjigje