Pasi sistemoi Gaz Bardhin dhe Gjekmarkajn, Flamur Noka ka gati një ofertë dhe për Jorida Tabakun

2 Mars 2024, 19:41Politika TEMA
Pasi sistemoi Gaz Bardhin dhe Gjekmarkajn, Flamur Noka ka gati një

Për Jorida Tabakun që deri më tani është kujdesur të jetë larg aksioneve të Bardhit e Berishës, e po ashtu larg Lulzim Bashës, po propozohet një ripozicionim të saj.

Oferta vjen nga Foltorja e Flamur Nokës.

Të martën ai ka lajmëruar mbledhje të Këshillit Kombëtar, për të thelluar edhe më shumë bashkimin me Gazment Bardhin dhe të tijët.

Por ndryshimet tejkalojnë pritshmeritë dhe prekin Jorida Tabaku, si drejtuese e Komisionit të Integrimit.

Përmes këtij posti kuvendor, Tabaku të martën do të propozohet të zgjidhet anëtare e Kryesisë së Rithemelimit, që për kryetar ka Sali Berishën, që ajo nuk e njeh si të tillë.

Kjo do të ndodhë përmes ndryshimeve staturore që do të miratohen nga Këshilli Kombëtar, e ku mes të tjerash fut në Kryesi edhe Ferdinand Xhaferrajn, Helidon Bushatin dhe Dhurata Çupin, që mbajnë poste nënkryetare të Sigurisë, Veprimtarisë Prodhuese dhe Ligjet.

Për Gazment Bardhin nuk është surprizë që do të shtohen postet, duke e propozuar ate nenkryetar i grupit të Foltores.

Njësoj edhe Agron Gjemarkaj, që mban postin e nënkryetarit të Kuvendit, edhe pse nuk e ushtron atë prej një kohe të gjatë.

Kryesia e Berishës që mban selinë po nuk ka logon, pritet të zgjerohet edhe me Ervin Salianjin, që hyri i pari në seli nga grupi i Bardhit dhe deputetin Zheni Gjergji.

Por Jorida Tabaku do jetë lajmi i ditës së martë. Nëse ajo pranon rikthimin, do jetë fundi i një procesi që ajo e nisi po vetë.

Hapi i fundit ishte pjesëmarrja në protestën e 20 shkurtit. Nëse ajo nuk pranon postin drejtues në Foltore, ajo sërish mund të gjendet në një presion tjetër, të foltores për të dorëzuar postin e kryetares së Komisionit të Integrimit.

Për momentin PD zyrtare ka heshtur, por dhe ajo mund t’i kërkojë të largohet nga ai post, nëse i bashkohet Berishës.

Ajo që nuk le shije të mirë, është se grupet e ndryshme opozitare, kanë nisur demarshet e fundit. Jo për të bërë opozitë, po për të ndarë ofiqe të tjera.

6 Komente

  1. t
    temen e semes

    Po ofiqet e Ripjerdhjes o Tema, apo ato jane detyrime shteterore e jo oqife? :P

    1. S
      Sal kari

      Hipi n’kurriz Mulit oj cuca tabakut se ma veshgati quksit.

    2. T
      Trapajane hesapi

      Cthoni keshtu bre?Nul Moka po ia Kerkon Tabakhones se Tirones.(!)

      1. K
        Këlyshët e saliut

        Në bordellon e foltores ka vënd edhe për hanëmen tabaku,por duhet të rrish poshtë ballkonit shurraqit sali

        1. A
          Anti S

          Dy shoqe që u bashkuan sërisht , po bëjnë xhiron e mengjezit .

      2. V
        Vranakonti

        Nuk i shkon pershtat Tabakut te hyj nen ombrellen e Flamur Nokes,ketij psikopati nga Kuksi,se eshte nje njeri pa tru,servil dhe nuk di te lidh dy fjale. Ai vetem eshte imititues,ka mesuar nja ca gjera nga Saliu dhe imiton ato. Turp per Tabakun e disa deputet te tjere te mençem,me inteligjence te drejtohen nga nje andikapat si Flamur Noka.

        Lini një Përgjigje