Deklarata e fortë e Idrizit: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

2 Mars 2024, 09:52Politika TEMA
Deklarata e fortë e Idrizit: Ka biznesmenë që mburren se fituan

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, komentoi gjetjet e sondazhit lidhur me pëlqyeshmërine i liderëve politik.

Ai theksoi se Berisha ka probleme me SPAK, Meta dhe Basha nuk ka qenë prezent gjatë kësaj kohe ndërsa Rama ka qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm në media por dhe në samitet ndërkombëtare.

Mes tjerash ai shtoi se tema që duhet të diskutohet sot është se si biznesmenët shqiptarët mburren se fituan 300 mln euro në Shqipëri.

“Berisha ka probleme me SPAK por dhe në rotorikën që përdor, Meta nuk ka qenë prezent gjatë kësaj kohe, dhe Basha po ashtu. Opozita ka problemin tjetër që nuk është prezent as në Parlament. Nga ana tjetër Rama është gjatë gjithë kohës prezent, bën samite ndërkombëtare etj. Kemi 33 vjet që kemi zevëndësuar luftën e klasave me luftën politike. Shqiptarët po ikin nga mazhoranca.

Mazhorancë dhe opozitë duhet të kuptojnë që kapitali financiar për të zhvilluar një vend ka nevojë për kapital njerëzor. Si është e mundur që Shqipëria eksporton 1.3 mln shqiptarë, dhe importon 1.4 mld ushqime, fruta, perime zarzavate. Ajo që duhet të diskutohet është se si 50 biznesmenët më të mëdhenj të Shqipërisë, ku firmat shqiptare mburren në një vend të varfër që thonë kanë fituar 300 milionë euro”-tha ai.

10 Komente

  1. N
    Noku

    Po nuk u bene keta biznesmenet e pasur nuk zhvillohet Shqiperija. Me ju politikane qe merrni zarfa dhe nuk dini si funksionon nje firme private do mbetemi vetem te varfer. Kapitalizmi ka pabarazi por ne fund perparon me i zoti . Sot kur cda gje eshte pothuaj transparente nga interneti kerkon dhe me shume impenjim. Keta Shqiptaret qe ikin , shume do kthehen sic ka ndodhur dhe me shtete te tjera ne Europe. Por te shkolluar e me dije si funksionon shteti ne demokraci.Kur ti ke 30 vjet ne Politike e Sala,Meta etj qe kane harruar te vdesin cte bejne Shqiptaret e shkrete, se te ikin. Cfare di te besh ti personalisht pervec se te per Camerine e te vjedhesh. Di ndonje vlere tjeter qe ke.?? Alternativa per Ramen eshte paaftesia dhe hajduteria juaj 30 e sa vjecare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pinguini

      Shpetimo,kur ishe drejt tatimesh e doganash ke qene Mon Kukaleshi(sekseri i Xhoana Nanos) .Grekes dmth.Tashi je bo sekseri i Erdoganit..hajt po e shtyjme dhe kete

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Po ti sa fitove o qenef?

        Përgjigjjuni
        1. H
          Himarioti

          Nga ky sharlatan pritet të zgjidhet problemi Çam? Ky është një kockëlëpirës i Sali Berishës, të dy shërbëtorë besnikë të Athinës, asgjë tjetër.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            Ca te keqe ka te fitosh $300 milione?

            Përgjigjjuni
            1. B
              B

              Por ti Idriz,pa u mburrur fare si ish drejtor i doganave,ja u kalon atyre nga milionat e eurove.Duket qe je bere xheloz,por shiko grazhdin qe ke perpara.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ekonomisti i vjeter

                I pa kuptimte ky shkrim i Idrizit . Nuk shprehet qarte se çdo te thote. Nqse ka ndonje mendim racional se si mund te rishperndahen keto fitimeve , mund te shprehet me qarte . Ndoshta ka ndonje teori origjinale , te mesuar apo huazuar nga Genc Ruli kur ishte keshilltar i tij ne ministrine e financave , eshte i lutur qe ta levroje , te pakten teorikisht . Po me sa di une , ky ka qene dhe eshte nje ekonomist medioker dhe mendja e tij nuk mund ti nxeje keto teori .

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Duroni Ilacet bejini gati !

                  Jo 300 milion por dhe 300 milirarde ! te kene fituar...Asnjehre nuk do ti gezojne ! NGa Gjynahet qe i kane hyre te gjithve Qytetareve....Zoti nuk haron.....por ja qe keta mbeturina Zotin e njohin kure ju vjne bbytha tek veza...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje