Basha nga Lezha ‘thumbon’ Ramën e Berishën: Po sulmojnë SPAK-un nga çdo anë!

3 Mars 2024, 14:55Politika TEMA
Basha nga Lezha ‘thumbon’ Ramën e Berishën: Po

Kreu i PD, Lulzim Basha thumboi kryeministrin Edi Rama e Sali Berishën si sulmues të institucioneve të drejtësisë.

Ai tha se PD është në mbështetje të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, duke përsëritur kushtin se nuk voton amnistinë nëse falen ata që SPAK dënoi.

Duke shenjëstruar kryeministrin Rama e paraardhësin e tij tashmë në arrest shtëpie, Sali Berishën Lulzim Basha tha se Struktura e Posaçme anti-korrupsion po sulmohet nga të gjitha anët.

Teksa përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të PD ndaj punës së SPAK, Basha tha se kushti për të votuar amnistinë vetëm nëse nuk falen të korruptuarit e dënuar nga Struktura anti-korrupsion, është në fuqi.

Nga Lezha, Basha tha se PD do të insistojë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të përfshijnë listat e hapura, Shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

''Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në parlament dëshiron të krijojë një komision të posatçëm për të mbikqyrur SPAK-un.

Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për New Yorkun, Charles Mcgonigal. Kësaj dëshire të çuditshme në fakt, i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeministrit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit.

Sigurisht per një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK-ut apo BKH-s.

Janë domëthenëse sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësia, i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerr gërshërët për të prerë këmbët dhe duart e drejtësisë. PD është në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, PD është në mbështetje pa kushte të SPAK-ut, sepse PD beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet'',- tha Basha.

 

6 Komente

  1. L
    Loran

    O zedhenesi spakut o lyr

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Temja

      Po cke mo qe kruan bycen me lekure iriqi. Rri mo derezi, rrogen e merr, para ke boll, ndonje tender e merr rregullisht, gjume po ben nga 12 ore ne dite, ca do me? Do pushtet. Po ku ka pushtet me te madh se te pasurohesh pa punuar asnje dite, te pasurohesh duke vjedhur e te mos mirret tani per tani Drejtesia me ty? Vulen po e more. Tre deputete do i marresh me ndihmen e Zotit e te Robit ne 2025, cfar ke? Rri aty. Mo na e caj menderen se te njohim mire cfar muti je.

      Përgjigjjuni
      1. T
        To- morr alizoti

        A eshte ky ai qe flitet qe vjedhi 270 milion euro me nje dore ne rrugen e kombit, ju organizata kriminale e te gjitha pjesve ne pushtet duhet te vini nga 2070 jo perpare deri sa berishet,lulet,bardhet,ndoket,paloket mos te ekzistojne me ne kete bot

        Përgjigjjuni
        1. P
          PROFESIONISTË TË LIRË, VOTONI PD-në.

          Zoti Basha , FORCA !! Ke mijra vota nga profesionet e lira .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Lluq qesharaku.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tanushi

              Per ato Eurot e rruges se kombit kur do shkosh ne SPK ?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje