PS ndez “motorët” e fushatës, Rama nis turin për "të zgjuar" bazën: Duam fitore më të thellë në 2025

2 Mars 2024, 20:22Politika TEMA
PS ndez “motorët” e fushatës, Rama nis turin për

Tre mandate në krye të qeverisë, dy prej të cilëve me shumicë qeverisëse të konfirmuar, duket se nuk ia kanë zbehur kryeministrit Edi Rama dëshirën për të drejtuar Shqipërinë edhe për 4 vite të tjera.

Këtë e ka shprehur nga Elbasani, ku ka marrë pjesë në një mbledhje me dy organizata të Partisë Socialiste, atë urbane dhe rurale.

Edhe në praninë e deputetëve, të zgjedhurve vendorë e të deleguarve të Asamblesë Kombëtare, Rama ka kërkuar rienergjizimin e strukturave dhe bazës socialiste në shkallë kombëtare, për një fitore edhe më të thellë se dy mandatet e fundit në parlamentaret e 2025-ës.

Ne në 2025 duhet të marrim një fitore më të madhe se sa e mëparshmja”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama paralajmëroi një tur kombëtar, të përqendruar në takimet me bazën socialiste, për t’i dhënë një tjetër frymë strukturave të PS në përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe më pas ato parlamentare.

Jo rastësisht unë erdha për të takuar dy organizata të PS, dhe jo vetëm drejtuesit, deputetë me të cilët takohemi zakonisht. Dhe po kështu do të shkoj në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre ditëve për të takuar organizata socialiste.

Falë faktet që kemi punuar seriozisht, që jemi angazhuar më shumë se të tjerët kemi arritur diçka që në fillim kur morëm këtë detyrë dukej e pamundur.

Kemi arritur që të marrim dy mandate me një shumicë të pavarur nga të tjerët. PS do jetë në gjendje që të ruajë lidershipin. Na duhet një rienergjizim i organizatave, strukturave, procesit qeverisës."

8 Komente

  1. J
    Juristi

    Po te votosh bandën e rilindjes që ka në burg për vjedhje. Ministra drejtorë kryetarë bashkish drejtues të lartë te policisë për trafik ndërkombëtar dhe vrasje. Hapu tokë Nëse e fiton prapë në 2025 duhet t'i kërkojmë falje Enverit

    1. I
      I majti

      Po ne Itali nuk shkove per internazionale socialiste Jane nga kancelari Gjermanise e deri tek ai i Spanjes???

      1. I
        I majti

        Po ne Itali nuk shkove per internazionale socialiste Jane nga kancelari Gjermanise e deri tek ai i Spanjes???

        1. I
          I majti

          Po ne Itali nuk shkove per internazionale socialiste Jane nga kancelari Gjermanise e deri tek ai i Spanjes???

          1. ?
            ?!?!?!?

            Qeveria gënjeu . Profesioneve te lira u premtoi jo taksa deri ne 2029. Nuk ndihmoi biznesin e vogel siç beri çdo qeveri ne bote gjate pandemise. Indekson me hile pensionet. Dhe pretendon fitore ne 2025 ?!?!

            1. A
              Aldo

              Bej gati miellin. Siç e din dhe ti vete .Se shqiptaret nuk e kane problem tja dorezoj vendin banditeteve per nje tas miell .Qe ti udheheqin qofte dhe perjetesisht.

              1. O
                Oldi

                Motorret e fushates se rames dhe veliajt nenkuptojne milionat e eurove qe shperndajne per vota, shkrirjen e shtetit me krimin, qokat me strategjiket kriminele, lobimin pervers per te shkaterruar opoziten. E kane kthyer kete vend ne republike bananesh, ndersa propaganda dhe show vazhdon fuqishem

                1. O
                  Opionisti

                  Refoma zghedhore fo beje shume partine 1 edi rama 2dom doshi 3 fatos nano 4 amoz zaharia 4rexhep mejdani 5pjeter duka gjini 6 ylli bufi 7suleman balshaj 8 josif dushmani 9 lega zogu 10 muhamete kapllani 11 esat vrioni 12 gjon bushallinje 13 mahmute kometa abdylhamite toptani mehmete KRAJA ADRIATIK ENDRU SHABANI QORI ISMAII KADARE ALEKSANDER MEKS BASHKIM SHEHU BEN BLUSHI KOQA KODHIMA MARK DODANI KOSTANDIN ZEBENISHTA SOFIA KASTRIOTA ERTYGUL QYPELI KUJTIM GJUZI SANDER LLESHI MARK FROKU FILIP CAKULI SARS HOXHA LUIZA GJUVANI SEEVETE PELLUMBI NAPOLON QERETI DONALD VESHAJ NIKOLI JAkaj alfred moisiu zef bronzi elez biberaj

                  Lini një Përgjigje