Berisha nga dritarja: Të pezullohen kryebashkiakët e 14 majit, si në Beograd!

3 Mars 2024, 19:40Politika TEMA

Berisha nga dritarja: Të pezullohen kryebashkiakët e 14 majit, si

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e detyruar të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të anuluar zgjedhjet dhe për ti ripërsëritur ato.

Gjatë tubimit te perditshem te ‘Rruga e Shpresës’ në mbështetje të Berishës, Berisha theksoi se ‘në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të shpresës. Mirënjohje të pakufishme për protestën tuaj të përnatshme. Mirënjohje të pakufishme oratorëve të shkëlqyer, për mesazhet që japin nga parlamenti i fjalës së lirë për mbarë shqiptarët. Ne jetojmë në një emergjencë, në një gjendje në të cilën të këqijat që gllabërojnë qenien tonë, pasuritë tona, rriten nga ora në orë, sepse regjimi i Edi Ramës, regjimi kriminal bëhet çdo orë dhe çdo ditë më i pamërishë ndaj shqiptarëve. Vendi, çdo orë dhe çdo ditë varfërohet nga vjedhjet e qeveritarëve.

Ndaj dhe çdo orë dhe çdo ditë aksioni ynë pa kthim, beteja jonë pa kthim, mosbindja civile bëhen më emergjente më jetike, për fatin e Shqipërisë. Ju lutem, mendoni për një moment, çfarë ndodhi me zgjedhjet në Shqipëri. A nuk ishin ato zgjedhjet më të pabarabarta ndonjëherë në histori. A nuk u zhvilluan ato zgjedhje në kushtet kur njëra palë me 61 kandidatë mori disa milionë euro financime shtetërore. Kurse pala tjetër, kundërshtare dhe armike nuk mori asnjë qindarkë. Kryetarit të saj nuk ju regjistrua emri. Ju ndryshua qendra e votimit 1.3 mln votuese, megjithatë vazhdojnë kryetarët e zgjedhur mbi krimin të qeverisin Shqipërinë në të katër anët.

Dy muaj më parë, zgjedhje u zhvilluan në Beograd, Serbi. E vërteta Vuçiçi dhe Rama nuk pranojnë kurrë votën e lirë. Por megjithatë dua të ju them këtu se në rezultatin e përgjithshëm diferenca mes opozitës dhe qeverisë serbe ishte 71%, 19 për qind kishte opozita serbe. Në Shqipëri 40 për qind mori opozita pa financime, pa komisionerë, pa logo. Në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin. Kjo është padrejtësi. Absolutisht e kam deklaruar dhe e deklaroj 100 herë se Aleksandër Vuçiç meriton të shkojë në Hagë si doktrinar gjenocidi, se ai përfaqëson një Putin të vogël, por vota e serbëve nuk është më e rëndësishme se vota e shqiptarëve. E solla sepse po nuk u ngritëm vetë, po nuk morëm fatin tonë në duart tona, nuk kemi pse të presim nga askush, përveç se vetja jonë.

12 Komente

  1. S
    Sara

    e dime qe mesimet i ke marre perhere nga Beogradi.... ndaj nuk te degjon kush vec atyre truthareve poshte ballkonit

    Përgjigjjuni
    1. p
      pap

      Gjuha vete ku dhemb dhembi.....!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. Ç’të bëjë ?!!!

        S’i ndahet xhani nga Beogradi ,KOLLOVARIT .

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali kufoma

        Mos e kruaj me serbet dhe Putinin ore lamash , se mos ndoshta kane ndonje kopje nga ato dosjete vjetera te UDB se dje KGB se ..dhe ti nxjerin ne shesh ...pastaj je per tu hedhur nga dritarja.....po ty te ka plasur cipa , edhe sikur te te demaskojne , ti do gjesh nje menyre justifikimi ...

        Përgjigjjuni
        1. T
          TTT

          Mire qe na kujtove Hagen ,populli Shqiptar do kerkoje qe gjykata ne Hage te beje drejtesi per ty krimineli Sali Berisha Non Grata ,se SPAK nuk po vepron per te vene hekurat ty mor vrases ,se mbi supe ke Gerdecin te vraret ne 1997 grusht shtetin 1998 , 21 Janarin me 4 te vrare ,

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mali më falë Flamuri pa bishtë

            Sali je më të vërtetë specie e veçantë dhe më kujtojnë kur dilte në dritare Si motra jote Sudja dhe i fliste protestuesve po na kënaqë së tepërmi se e ke zëvendësuar me plotë krenari dhe të themi të drejtën po na kënaq shumë po pate mundësi se të ka dalë kurrizi dhe na kujtojnë aktorin tek filmi kurrizore na përshëndet edhe në mëngjes se vetëm ashtu do të kënaqemi dhe do të marrim energji për të shkuar në punë jepi nonë grada ypë xhaxhi ypë

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hopa Sali hidhu nga kati 8 se nuk ka thell

              Haaaaa o komunist i qelbur ti nuk e kupton sa i prapambetur je ti mendon vitin e qorrave 1991 kur berrtisje liri- demokraci haaaa o debil jemi 2024 nuk funksionone me vocabulaire narko shteti , krimi e debilizmat e ster perseritur per 30 vjet nga ty sot duhet programe kulture demokratike qe ti si komunist nuk e ke .

              Përgjigjjuni
              1. a
                american23al

                Ky bastard uletine dhe nuk e di cfare thote nga marazi se nuk ja var me njeri se bashku me zagaret e vet…

                Përgjigjjuni
                1. c
                  ce

                  14 maji ishte dita me e zeze e jetes tende, kur ti more humbjen apokaliptike si Napoleoni ne Vaterlo, dhe ate humbje nuk do ta rikuperosh kurre derisa te mbyllesh syte o Imam haxhi sali dede dumbaba me 40 hajdute.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkembi

                    Na cave bythe me keto ultimatume. Shko ne gjykate jep shpjegon e per Argiten e Zenin

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tetova

                      HAM, ham, ham ham ..... ham Plakooo, Ngordh

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        sali maloku na hëngësh të butin o kërmë e shtrëmbëruar e bër si pikëpyetje.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje