Komiteti i Çështjeve Ligjore në KiE miraton rezolutën "Basha" për Ukrainën

4 Mars 2024, 14:10Politika TEMA
Komiteti i Çështjeve Ligjore në KiE miraton rezolutën

Komiteti për çështjet ligjore i i Këshillit të Europës, miratoi sot rezolutën e propozuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Pas kesaj i hapet rruga Asamblesë së Përgjithshme për vendimin final.

Në nje mesazh nga Parisi, Basha tha se ky është nje mesazh për kwdo që bwn agresion, se do të paguajë kostot finanaciare të shkatërrimit.

Pak ditë më parë kërkuan përdorimin e aseteve ruse për nevoja të Ukrainës edhe Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.


Në projektrezolutën e propozuar nga Lulzim Basha thuhet se “përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të”.

Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Rusisë. Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre, të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.

Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet:

Krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar;

Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.

4 Komente

  1. S
    Shqiptari i Ilirisë

    Unë thashë se e kish nga mendja e tij ky peshku,por ka kopjuar rezolutat e Biden dhe Ursula-s. Ja kanë bërë të gatshme dhe i kanë thënë paraqite,me një fjalë. Peshku,peshk ngelet,në oqean,det,liqen lumë....e kudo ku të jetë.

    1. E
      Evisa

      "Ke shumë të drejtë", vetëm Rama i bënë gjërat vetë, Bashës ja japin të gatshme. Kjo për faktin se duhet të jesh bojaxhi dhe jo të kesh mbaruar studimet për mardhëniet ndërkombëtare në një universitet me emër ku ka mbaruar Basha, për të bërë një rezolutë të tillë. Juve jua kanë bërë mëndjen përshesh, or i uruar, nuk të gëzon shpirti kur një shqiptar, i cili mendon ndryshe nga ty bënë diçka që merret në konsideratë nga Këshilli i Europës. Basha ka vetëm një gabim, që si dha vehtes kohën e nevojshme për një rikthim të arsyeshëm në krye të PD, por nxitoj, kjo besoj ka për të rezultuar si një gabim i rëndë në zgjedhjet që priten të mbahen. Dhe njerzit si ty duhet t'a kuptojnë mirë akuzën e Ramës kundër Bashës, sikur është i paaftë, gjumash. Me këtë Rama ka dashur të thotë se Basha duhej të tregohej shumë më dinjitoz në mardhëniet me Berishën, ti tregonte atij vëndin qysh në hapat e parë kur u vu në krye të PD dhe ta linte mënjanë mirënjohjen e përjetshme për ndihmën e dhënë nga Berisha. Basha duhet t'a kishte të qartë se edhe ai në vitin 2005 e ndihmoj me aftësitë e tij për të ardhur në pushtet Berishën. Pra ajo që Berisha bëri në 2013 për Bashën, kur e ndihmoi të vihej në krye të PD, nuk ishte asgjë më shumë se një kthim borxhi. Këtë ka parasysh Rama kur i thotë Bashës gjumash dhe jo se e kritikon si të paaftë në fushën e tij të specializimit.

      1. F
        Filani

        Koment i mire arsyetuar, je nje nder te paktat qe perdor logjiken, bravo

    2. A
      Aron

      Per te qeshur e per te qare. Lluqi nuk ka paraqitur asgje te tijen, por ja kane dhene duke vene vetem emrin e tij.

      Lini një Përgjigje