Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi tha në emisionin “360 gradë” se Fredi Beleri u vendos kandidat për Himarën nga Sali Berisha, që dikur e kishte shpallur terrorist për masakrën e Peshkëpisë. Sipas tij, opozita bëri autogol me Belerin pasi kishte të gjitha mundësitë për t’u sulmuar nga qeveria.
“Unë në ’94 kam pasur funksion drejtues në polici dhe nga zyrtarët më të lartë, në një mbledhje urgjente ku merrnin pjesë të gjitha shërbimet. Më është prezantuar Beleri si një terrorist dhe jam njoftuar nga fonograme të ndryshme për forcimin e gadishmërisë për strukturat e shtetit përgjatë kufirit për ngjarjen e Peshkëpisë.
Krerët e shtetit pasi dekoruan të rënët në krye të detyrës, po ata për pragmatizëm politik i afruan Belerit kandidimin për bashkinë e Himarës. E kam fjalën për doktorin dhe të gjithë doktorët në koalicionin “Bashkë fitojmë”.
Në këtë pikëpamje, Beleri u përdor për pragmatizëm politik për të kapur një vatër blu në jug nga opozita, parë në mundësitë për të bërë një fushatë, shto edhe sulmin e kryeministrit të Shqipërisë, që kishte sulmuar për koshat e plehrave kandidatin e tij.
Në krahun tjetër kishim opozitën e bashkuar me një kandidat. Po ti referohemi rezultat të zgjedhjeve, Beleri nuk ka fituar në bastionet e PS-së si qendra Lukovë, Himara apo Dhërmiu por jo në bastionet e opozitës.
Në këtë kontekst, edhe informacionet edhe verifikimet e policisë për 13 maj, pol ishte përgatitur në kuadrin e strategjisë hartuar nga qeveria për ta goditur Belerin me çdo kusht. Në këtë rast ka fituar plani ogurzi i qeverisë kundër Belerit, por ndërkohë opozita ka bërë autogolin sepse kandidati i kishte të gjitha mundësitë për t’u sulmuar nga qeveria.”, deklaroi ish drejtori i policisë.
Ndërkohë, kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani, deklaroi se Beleri është “viktimë” e qeverisë. Ajo thotë se nëse Beleri do të ishte kandidat i PS, nuk do të ishte në burg.
“Për shkak të një fushate intensive që kemi pasur në Himarë, të ngjarjes që rrodhi në këtë situatë që jemi sot, për fatkeqësinë e komunitetit tonë, Beleri është viktimë e sistemit politik sepse ngjarja është inicuar nga Rama në Himarë duke denigruar zotin Beleri në personalitetin dhe pamjen e tij dhe duke mos e trajtuar si fushatë politike dhe kandidat që garon në zgjedhjet vendore dhe duke mos e goditur në programin konkret. Beleri nuk bën pjesë në këtë sistem, sistemi politik është PS.
Qeveria ka goditur Belerin dhe sot është viktimë e qeverisë duke stisur një komplot. Më ka bërë përshtypje se pse ka arritur në këtë pikë por kaq e rëndësishme është bashkia e Himarës. Beleri është fituesi i bashkisë së Himarës. Nëse Beleri nuk do të ishte fitues i bashkisë ose kandidat i PS sot nuk do të ishte në burg”, tha ajo.
Po morre ata (Berisha dhe Meta) qe e quajten terrorist, ja dorzuan gjykates, gjykata e nxori sigurisht te pa fajshem .... dhe "jeta politike vazhdon". $$$$$$ Ku eshte e keqia ???? Maskaralleku eshte kur perpara 1 viti Rama e ka pritur ne zyre Belerin, per ta kandituar ne Himar ne koalicionin e rilindjes. Kurse sot e akuzon si te koruptuar pa asnje prove.
Ore kriminel dh babi i kriminelit, kandidon apo jo nje person verifikimi behet nga KQZ dhe jo nga indivite e jo me nga ty, qe dilni neper studio dhe beni gjyqe popullore si ne kohen e Enverit, legen.
Padyshim… du tju garantoj ju, se patjeter, kjo eshte nje ngjarje… padyshim.., thelbesore do te thoja! Une, Daktorri, padyshim qe jam i spektrit te djathte dhe patriot i vendosur! Qekur me pjerdhi Shiqerja. gjithmone kam luftue per kombin tone! Kush e bllokoi kontabanden e nafte qe safet zhulali kryente per llogari te serbiçkes?! Vete une, Daktorri … padyshim Kush i ndaloi firmat piramidale te cilat i hapi sllobodani dhe sudja?! Vete, une Daktorri… Kush e zbatoi ligjin bolshevik 7501?! Vete une Daktorri! Padyshim… thoni JO mbjelljes se fiqve nga lali Eri!!! Padyshim
Ceshtja Beleri tregon sh qarte se seksioni i inteligjences ne qeverine Shqipetare eshte pjese e Asfalise Greke, qe nga fillimi deri ne fund kjo ceshtje eshte vetem per t'i dhene Greqise sebep per te nderhyre ne Shqiperi, nga ana tjeter inteligjenca shqipetare hiqet sikur ka kapur banditin ( qe ne te vertete eshte kriminel) duke e lejuar ate te kandidatoje..!!! Dhe kryeminstri del dite per dite si fallxhor per te treguar turizmin ...Lolo..... Opozita eshte rrjeshtuar me Greqine (e paimagjinueshme) duke kandidatuar nje kriminel dhe Kryeministri bene sehir ne vend qe ta peshonte Belerin per ate qe ka bere me kohe edhe ne Greqi duke i treguar vendit perpara se te futej ne politike..Por sic e theksova keto komedi ndodhin ne nje vend me qeveri kuklla e amatoresh....
Historikisht agjentura greke ka bashkepunuar ngushte me agjenturen serbo-ruse ne Shqiperi kunder popullit shqiptar. Vetem SPAK-u nuk e di.
Hahahaa..sa i ndershem ka qene ky dr i policise.Me kontrandiste cigare,alkoli etj i ka bere leket..edhe ``tregti``ka bere.pirdh pirdh Shemsi
O Shemsi, po shkunde mor burre koken njehere dhe thuaji vetes: a mos bej gabim qe dal neper televizione si analist?!