"Më vjen keq që e tregojmë se jemi njerëz të dhunshëm", Sula: Parlamenti për të vënë duart në kokë, ne si opozitë jemi në një betejë që duhet të vazhdojmë

5 Mars 2024, 09:48Politika TEMA
"Më vjen keq që e tregojmë se jemi njerëz të

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur për “betejën” politike të opozitës. Ai gjithashtu ka folur edhe për mënyrën që ai ka zgjedhur të protestojë para Parlamentit.

Shpesh e kemi parë të çojë në Kuvend shporta me udhqime për të thënë që çmimet janë bërë të papërballueshme. Herën e fundit ai 'protestoi' për ligjin e lojërave të fatit dhe kishte zgjedhur të mbulohej me para dhe me një kapele ku shkruhej “Bet 365”.

I pyetur nëse është kjo forma e duhur për të ngritur zërin, deputeti deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5” në Vizion Plus se "më vjen keq që duhet të tregojmë se jemi të dhunshëm", por shtoi se duhet të vazhdojnë sic e cilëson grupi i Rithemelimit 'betejën', pra me skenarin e kaosit dhe bllokimit të seancave plenare në Kuvend. 

Sula: Unë nuk kam zgjedhur qasjen e dhunës dhe problematikave të tjera për të protestuar. Në rastin e lojërave të fatit ishte një gjë për të ardhur keq. Ekonomia është e destinuar  të dështojë dhe këto janë detyrat tona si politikanë, të ngremë këto problematika. Ka problematika të mëdha dhe mua për këtë më vjen keq. Unë kam vendosur për sa kohë të jem në politikë t’i them gjërat ashtu siç janë. Unë si deputet i përkas popullit opozitar.

A mendoni se është kjo forma e duhur për ta ngritur zërin dhe për të shprehur vullnetin politik?

Sula: Shqiptarët…me të vërtetë jemi popull mesdhetar, por më vjen keq që e tregojmë se jemi njerëz të dhunshëm. Ne si opozitë jemi në një luftë politike, jemi në një betejë që duhet të vazhdojë. Në demokraci ka një gjë, unë e përmbledh me tre fjalë “demokracia është pjesëmarrje.”

Nëse i heq fjalën pjesëmarrje nuk kemi të bëjmë me demokraci, por me autokraci. Vlerat e një politikani duhet të tregohen. Gjithçka derivon nga politika. Në momentin që politika është e dhunshme derivon deri te qelizat e poshtme.

A është forma e duhur mënyra se si ka zgjedhur të protestojë opozita me bilbila në Kuvend?

Sula: Çështja është komplekse, ne kemi hyrë në një rreth vicioz. Ka raste që unë nuk solidarizohem. Edhe mënyra e opozitës, kur ti e godet në çdolloj mënyre do reagojë. Unë nuk jam përjashtuar asnjëherë nga seanca plenare, por si mund të mendosh që ti ke gjithë pushtetet…jepi hapësirën që i takon opozitës. Ta ndalosh opozitën, të bësh debate vetëm mes socialistëve duke i ezauruar gjithë të drejtat. Vendimarrjen brenda parlamentit e kanë deputetët. Parlamenti është për të vënë duart në kokë. Ajo që më shqetëson është fakti që po bëhen maniakë për të zhdukur opozitën.

6 Komente

  1. J
    Jari N

    Po o Dash Cari pooo, na thuaj se; kjo është alternativa më e mirë e juaja si Opozitë për të qeverrisur vëndin...

    Përgjigjjuni
    1. q
      qazim

      O Dasho,me gjith deshiren per te bere opozite ndryshe,me vjen keq por ke inteligjence nen mesatare per te kuptuar dhe per te bere gjerat.Lugati SB po ju gllaberon perseri dhe po ju perdor ne funksion te tije.Vazhdo e sherbeji qoftelargut qe shkaterroi deri ne gen kete vend pas 90'. Po si nuk beni sadopak nje krahasim te vendit te ndyre deri ne themel qe beri qoftelargu, ku te kaloje ne mes te parkut rinia e ne mes te Tiranes,vinte era urine e po keshtu neper institucionet e dikureshme,me sot qe vijne 10 milione turiste e ku shumica e qyteteve dhe zonave kane ndryshuar teresisht. Duhet te jesh i lig ose budalla qe te mos e vleresosh.Dhe ti o Dash zgjidh e merr,je budalla apo i lig si qoftelargu qe ju shofte emri.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        O dasho tani po e kupton ti qe ju jeni shkaktaret e kaosit ne parlament.Ulni bythen ne karrige dhe beni detyrat qe ju takojne e mis kerkoni te merni ato qe nuk ju takojne.Ata ju lene qe te beni keshtu su te forte por mos kujtoni se jeni te tille.Forcen tuaj gjithmone ju a ka treguar populli me vote.Po ju jeni si ata kalamajt qaramane qe dine vetem te qajne e qyrraviten e nuk jane te zote te luajne me gjithe te tjetet dhe qarraviten " o ma o ba ky me rrecojti ky nuk me jep topin etj etj."

        Përgjigjjuni
        1. p
          popull

          Dasho edhe pse je nga rrethinat e Elbasanit ben mire te mos e cash shume bithen se sdo gjesh kirurg per ta qepur pastaj.Ti je me loqe se ata dy trimat e Lushnjes

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gimi

            O z Sula , po te njohim si njeri me personalitet ,cdo qe behesh ushtar i kufomes se ballkonit dhe sidomos i njeriut me pa vlere dhe qe si duhet kujt Gazit.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamur Nok…..

              Eshte ofendim per Shqiptaret ,qe te beshē intervist me kete idiot ,nje klloun .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje