
Vizita e Giorgia Melonit në Shqipëri ka surprizuar mediat italiane. Veçohet ndër të tjerë artikulli i të përditshmes “Il Fatto Quotidiano” ku shkruhet se “Edhe Xhorxhia Meloni shkon në Shqipëri dhe si shumë italianë që kanë zgjedhur brigjet ballkanike për pushimet verore, të tërhequr nga çmimet e ulëta, edhe kryeministrja kapërceu Adriatikun për këtë arsye”.
“Meloni lë Pulian dhe bën vizitë surprizë në Shqipëri me një traget linje për të takuar Ramën” është titulli i të përditshmes tjetër të njohur “La Stampa”, që e relativizon mënyrën e udhëtimit të kryeministres së Italisë me atë të qindra mijëra turistëve italianë që po kalojnë pushimet verore në Shqipëri, duke marrë arrati nga çmimet e larta në bregdetin e vendit të tyre.
Agjencia e lajmeve ANSA e shoqëron me titullin “Vizitë e rrufeshme e Melonit në Shqipëri” lajmin për ardhjen e kryeministres italiane në vendin tonë sëbashku me familjen, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Ndër të tjera, ANSA shkruan se Meloni pranoi ftesën e Ramës për të shkuar në bregdetin shqiptar që këtë verë u pushtua nga rreth 500 mijë italianë.
Ndërsa në shkrimin e publikuar në portalin online të televizionit publik RAI, kjo e Melonit konsiderohet një vizitë informale që vjen pak ditë pas debatit të ndezur nga vetë Rama, i cili në rrjetet sociale nënvizoi bumin turistik në vendin e tij, veçanërisht për shkak të pranisë së lartë të italianëve, duke e konsideruar si ‘kundër-eksod’ krahasuar me atë të shqiptarëve në fillim të viteve 1990.
K/ministria e vendit te shtatë më të industrializuar në botë ,udhëton me tragetin e linjës, kurse degjenratat e korruptuar shqiptarë udhëtojnë me fluturime first class dhe avionë privatë. Ky eshte ndryshimi mes një shteti ligjor dhe një republike bananash sherbetore te drogës,korrupsionit dhe oligarkisë grabitëse të pronave publike dhe private.