
Νόμῳ πείθουBindju ligjit*
U bënë disa muaj që politikanë dhe media të caktuara në Greqi, kërkojnë nga Shqipëria që të lirojë nga burgu kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Përpara pak javësh, Margaritis Schinas, zëvendës president i Komisionit Europian dhe mik i mirë i Shqipërisë, publikoi një letër drejtuar komisionerit Oliver Varheley. Me një ton diplomatikisht paralajmërues për pengimin e ecurisë së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, i kërkoi kolegut të tij të ndërhyjë pranë autoriteteve shqiptare, sepse përndryshe ai, pra zoti Schinas, sheh “një rrezik imediat që kjo çështje të ndikojë negativisht në raportin e progresit të 2023 për Shqipërinë dhe angazhimin e saj në promovimin e rendit ligjor”.
Në këto terma dhe me bindjen e njëjtë si në letrën e lartëpërmendur, edhe mbi “lidhjen e kësaj çështjeje me respektin e përgjithshëm për të drejtat themelore apo çështjen e mbetur pezull të pronave të minoritetit grek në zonën e bashkisë në fjalë, si edhe me akuzat për shkelje të kufijve të tyre nga ana e shtetit”, siç shkruhej në letrën e zotit Schinas, u zhvillua dje një protestë e organizuar nga politikanë grekë në qendër të Himarës!
(Ç’është e vërteta kjo bindje e miqve grekë nuk bazohet në as edhe një fakt konkret, që do të mund të provonte se në Shqipëri ka vërtetë një problem specifik të drejtash apo pronash për minoritetin grek, i cili ndryshon nga problemi tërësor i trashëguar i Shqipërisë me pronat e gjithë qytetarëve shqiptarë, çka edhe e kemi trajtuar e do ta trajtojmë vijimësisht me respekt, me durim dhe me gjuhën e fakteve me Athinën zyrtare).
Në memorien time nuk ka një rast tjetër, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti. Jo vetëm kaq, po ku ata shfaqen si protestues kundër vendimeve të gjykatave përkatëse të shtetit në të cilin protestojnë, duke e absolutizuar përkatësinë etnike të subjektit të protestës mbi çdo normë juridike, standard ligjor e logjikë demokratike. Kjo është një nga ato situata tipike, kur shprehja “Jam pa fjalë!” është e para që të vjen në mend dhe do të doje të ndaleshe me aq. Por kjo është edhe një nga ato situata tipike, kur në Ballkan merr jetë ajo shprehja “Digjet jorgani për një plesht!” prandaj edhe duhet folur e bërë çmos, që ky të mos jetë kurrësesi rasti.
“Lironi Belerin dhe pikë!”.
Po kush dhe si mund ta lirojë sot nga burgu një qytetar shqiptar me kombësi greke, i cili si kandidat për kryetar bashkie, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, se ka kryer krimin e blerjes së votave - për të cilin Kodi Penal i Shqipërisë është i qartë dhe drastik - ndërsa sipas vendimit të pandryshuar në të treja shkallët e gjykimit, nuk mund ta lerë paraburgimin deri në fund të procesit gjyqësor ndaj tij?!
Vallë kombësia greke i jep qytetarit shqiptar të akuzuar nga SPAK-u dhe mbajtur në paraburgim nga gjykatat e vendit, një status të ndryshëm nga 48 qytetarë të tjerë shqiptarë me kombësi shqiptare, ndër të cilët edhe disa kryebashkiakë të partisë time, që sot janë të paraburgosur nën akuzat e të njëjtit organ, me vendime identike të të njëjtave gjykata?!
Unë nuk e kam fshehur mendimin tim shumë pozitiv, e as ndjenjat e mia shumë miqësore për kryeministrin Mitsotakis. Tek ai kam parë qysh në fillim një lider modern europian dhe kam gjetur në vazhdimësi një njeri të admirueshëm. Nuk kam ndërmend t’i fsheh mendimin e ndjenjat e mia as sot, kur kolegut të nderuar e mikut tim të dashur Kyriakos, do t’i duhet të lexojë opinionin tim të mirëformuar dhe të mirëinformuar, i cili nuk përkon gjëkundi me opinionin e miqve protestues.
Për mua, ky politizim i një çështjeje të drejtësisë shqiptare, deri në pikën që të organizohet një protestë këtu në Shqipëri nga autoritete të zgjedhura në Greqi, ndër të cilët as më shumë e as më pak, po edhe kryebashkiakët e dy qyteteve më të mëdha të Greqisë, mund t’i shkonte skenarit të një filmi sarkastik për marrëdhëniet ndërshtetërore në një Ballkan të denjë për stereotipin e vet të vjetër të përplasjeve “kush jam unë e kush je ti!”, po jo realitetit demokratik të fqinjësisë europiane, mes një vendi anëtar të BE-së dhe një vendi që aktualisht negocion anëtarësimin në BE.
Unë nuk kam ndërmend ta fsheh në këto radhë as kënaqësinë për progresin e jashtëzakonshëm, që së bashku me kryeministrin grek kemi bërë në vitet e fundit, për t’i shkrirë me frymë europiane akujt ballkanikë që ishin krijuar ndër vite në marrëdhëniet shqiptaro - greke, duke e parë njëri - tjetrin në sy dhe duke i adresuar me mendje të hapur e vullnet të mirë ngërçet e vjetra.
Por s’kam se si e fsheh edhe keqardhjen e madhe, përballë shfaqjes surreale të ndërhyrjes së palës greke në një çështje të drejtësisë shqiptare, deri në pikën që deklaratat nga Athina dhe përçapjet e miqve tanë grekë në Bruksel, për ta paraqitur këtë çështje të trajtuar gjermëtash nga drejtësia për akuzën e krimit elektoral, si një çështje të të drejtave të minoritetit grek, përshkallëzohen me një protestë të kësaj natyre, të pashoqe në historinë e Europës - të paktën në dijeninë time!
Jam jo vetëm shumë i keqardhur, por edhe seriozisht i shqetësuar. Sepse ky hap i hedhur si këmba e elefantit në një dyqan qelqurinash, mund të sjellë pasojën regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke që ajo flamë lind në shtresa të keqinformuara e në grupe të caktuara ekstremistësh, të cilët i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë, gjë që as nuk e dyshoj një sekondë se jo vetëm unë dhe qeveria shqiptare, po as kryeministri dhe qeveria greke nuk e dëshirojnë hiç asfare.
Ngado që rrotullohem për t’u futur “në këpucët e tjetrit”, unë nuk e gjej dot një rrugë që më nxjerr në shtegun e justifikimit të kësaj qasjeje ndaj një çështjeje të drejtësisë dhe nuk e kuptoj dot, se si mund të zgjidhet ky hall “i çuditshëm” i fqinjëve dhe miqve tanë, përveçse duke e lënë drejtësinë të bëjë e patrazuar punën e saj!
Prandaj nuk e di se çfarë mund të them tjetër, sepse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; ndarja e qartë e pushteteve, e cila falë Reformës në Drejtësi (GREQIA NJËSOJ SI SHTETET E BASHKUARA DHE VENDET E TJERA TË BASHKIMIT EUROPIAN E KA MBËSHTETUR REFORMËN PA ASNJË REZERVË) dhe vullnetit të hekurt të shumicës sonë qeverisëse për ta zbatuar atë, pa bërë asnjëherë komente politike mbi vendimet e gjykatave, po i jep një përmasë të munguar në historinë e shtetit të saj, Shqipërisë demokratike në rrugën drejt Familjes së Bashkuar Europiane; vetë standarti i panegociueshëm i Bashkimit Europian, për të mos u përzier kurrësesi në punët e gjyqësorit për çfarëdo arsyeje politike; po edhe vizioni e vullneti im për të mos i kompromentuar kurrë marrëdhëniet e jashtme strategjike, me fryrjen e ndodhive episodike si kjo, ma bëjnë të pamundur të përsiatem më shumë mbi këtë episod sa banal, aq edhe të rrezikshëm brenda suazës së të menduarit ngushtësisht ballkanik.
Por miqve grekë, që erdhën në Himarë në mes të pushimeve dhe dhanë shfaqjen e tyre unikale edhe për turistët nga tërë Europa, që këtë vit kanë zbarkuar më të shumtë se kurdoherë në bregdetin shqiptar, u them se janë gjithnjë të mirëseardhur në Shqipëri.
Edhe për të protestuar po të duan!
Sepse Shqipëria e sotme është një vend europian, tolerant me çdo protestues bashkëkohor, po edhe historikisht mikpritës për çdo të huaj, pa dallim ngjyre, gjuhe e feje, e për këtë dëshmojnë plot momente të historisë sonë, kur shqiptarët u bënë ëngjëjt mbrojtës të të huajve në luftë për mbijetesë, që nga ebrejtë gjatë Luftës së Dytë e deri tek afganët në ditët tona - përfshirë edhe grekët e goditur nga varfëria ekstreme në veriun e vendit të tyre gjatë luftës së përgjakshme civile, të cilët trokitën të rraskapitur në dyert e familjeve shqiptare në juglindjen e vendit tonë.
Jo vetëm kaq, po Shqipëria e sotme është një vend europian me një legjislacion të ri shembullor për të gjitha minoritetet, ku minoriteti grek gëzon liri e të drejta të njëjta me bashkësinë shqiptare, ku qytetarët tanë me kombësi greke zgjedhin e zgjidhen lirisht, siç ndodhi edhe në zgjedhjet bashkiake të këtij viti në Dropull e në Finiq, pas një fushate elektorale me mesazhet e dhëna shqip e greqisht (edhe nga unë vetë madje, që fatkeqësisht nuk e flas gjuhën e mrekullueshme greke); ku flamuri grek u valëvit lirisht mes këngëve e valleve tradicionale dropullite dhe kandidatët e minoritetit grek morën mandatet për të vazhduar të qeverisin të patrazuar komunitetet e tyre; ku në periudhën e qeverisjes time, familjeve greke u janë legalizuar masivisht shtëpitë e ndërtuara pa leje në vitet e tranzicionit, e u janë dhënë me mijëra tituj pronësie të mohuar me dekada, ashtu sikundër u janë dhënë kishave, ku besimtarët ortodoksë kryejnë ritualet fetare, titujt e pronave të rrëmbyera nga regjimi komunist, të paregjistruara deri kur unë erdha në qeveri.
Mediave greke që merren me çështjen që u bë shkak për këta rreshta, u them se janë të mirëpritura ta dëgjojnë edhe këmbanën tjetër nëse dëshirojnë, kur të dëshirojnë, në Tiranë apo edhe në Himarë po të duan, ku i presim gjithnjë me kënaqësi me të vërtetat tona! Sepse Shqipëria sot, ka një qeveri që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, si për çdo gjë tjetër edhe për të drejtat e për pronat e anëtarëve të minoritetit grek. Të cilat, kurrë, në asnjë rast, nuk janë trajtuar nga autoritetet e sotme shqiptare ndryshe nga ato të të gjithë shqiptarëve.
Lëmshi i titujve të pronësisë në Shqipëri ka qenë një sëmundje e keqe e krijuar nga komunizmi dhe e përkeqësuar deri në agoni nga tranzicioni demokratik, gjatë të cilit pronat u bënë për vite të tëra objekt i një papërgjegjshmërie të neveritshme të legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Prandaj edhe ne kemi pasur një vëmendje të veçantë për të drejtën pronësore dhe procesi i vonuar me dekada i trajtimit të pronave në zona të caktuara, nga fushat e Malësisë së Madhe e malet e gështenjave në Tropojë, deri poshtë në kullotat e ullishtat e brigjeve të Jonit, është vënë në lëvizje me sens të lartë përgjegjësie nga ana e qeverisë sonë dhe rezultatet konkrete, të një pune aspak të lehtë që vazhdon, janë të padiskutueshme.
Ndërsa popullit grek i them, ejani në Shqipëri dhe do të ndjeheni si në shtëpinë tuaj, sepse pas një izolimi tragjik që na ndau për së gjalli për gjysëm shekulli dhe pas një tranzicioni dramatik me probleme të rënda e halle të mëdha, Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë një vend i mirë për të punuar, investuar, luajtur muzikë ose teatër, ekspozuar artin e kulturën tuaj të admirueshme apo edhe për të pushuar, në detet a në malet tona të magjishme. Po edhe sepse shqiptarët e grekët janë qysh në lindje të kohërave dy popuj miq, që gjeografia i ka bërë gjitonë dhe historia i ka bashkuar për punët e për hallet e përbashkëta, shumë më tepër se sa i kanë ndarë politikanët për epshet e tyre për pushtet e për dallditë e tyre nacionaliste përgjatë rrugës gjarpëruese të historisë, në këtë rajon ku është prodhuar gjithnjë më shumë histori sesa kapacitete për t’i tretur prodhimet e historisë.
Ndërsa e sotmja na ka riafruar përgjithmonë, qoftë falë qindra mijëra shqiptarëve të dalë kockë e lëkurë nga bunkeri i varfërisë komuniste, që erdhën drejt jush në vitet e mundimshme ‘90 dhe tanimë janë bërë pjesë e jetës suaj në Greqi, qoftë falë gatishmërisë sonë për ta pasur gjithnjë të hapur derën për ju. Sepse ju jeni vëllezërit e motrat tona, me të cilët e ardhmja na bashkon pazgjidhshmërisht, si dy popuj europianë që dallojmë nga gjuha, por që duam s’duam, jemi siç thuhet në atë filmin e famshëm italian të Giuseppe Tornatores, “mia fatsa, mia razza”.
*Thënie që i atribuohet Shtatë të Urtëve të Greqisë
You are GREAT!
Ky vellai i Vucict , Rama hajduti me kete carcafin e tij kerkon tu thote grekeve se une nuk jam kunder jush, ndaj mos e merni kaq perpjekur. Ky ben gjithe kete carcaf duke treguar se eshte komplet i paafte ti thote mendimet e tij ne menyre diplomatike dhe te permbledhur . Ketu nuk ka nevoje te besh carcafe duke mburur cdo gje te grekut per te treguar se nuk je kunder tyre. Aty fol mbi bazen e ligjit qe ka shteti Shqiptar dhe nga ana tjeter duhet akuzuar pala greke per nderhyrje ne punet e gjyqesorit tone dhe per kete duhet ti dergosdh nje note proteste Kryesise se EU-se, dhe tu kerkosh atyre ne EU te dergojne nje perfaqsi per te pare ne vend shkeljet qe ka bere Bejleri, PRA TE BEHET E NDERGJEGJESHME EDHE eu QE bEJLERI KA BERE BLERJE VOTE, Ky ben gjithe ekte carcaf ku e mbush me lepire prapanice te grekeve , si langaraq dhe kete gjasme na e shet per modernizem ky sharlatan qe nuk ka aspak dinjitet kombetar
Rajmond ke rrjedhur e ke rënë në Hale me këto që thua O!tu thaftë goja..Qënke një palaço që përgjigjesh kështu ndaj. Gjigandit Edi Rama..O!Trapi nga Vlora..
Rajmond a ta di familja që komenton lliqe se le nam mor burrë!!! Pse kaq mllef more zotëri?? Pyetja është retorike se çdo komentues këtu e di që ti je një shpellar me probleme inferioriteti
Ndrysho pseudonimin se e ke te vjedhur!E kam perdorur une i pari dhe vazhdoj ta kem. Nuk e di a je i njejti qe vazhdon apo ndonje tjeter pasi ju kam thene disa here por nuk merrkeni vesh. Ndryshoje se e ke te vjedhur.
mbylle halen mor pis!
O idiot, çfarë kujton ti se i lexon njeri paçavuret e krijuara nga satrapi, kryekrimineli shqipërise Sali Mut Brrrisha?
Kjo eshte alfa e funksionit te denokracise,qe nje vend fqinj,te vij dhe tu flase bashkekombasve te vet,kur ai mendon se po u shkelen te drejtat. Por kete nuk don ta kuptoj nje piktor aventurier dhe hileqar,qe askure nuk mund te behet politikan. Eshte po ky,klloun qe ka share deri ne ekstrem Europen. per gjyqin e saj te Hages ,qe ka denuar ne menyre shembullore,nje sere ish udhehqsish serb,per krime lufte,vec se tani kjo gjykate e nderuar eshte kthyer dhe akuzon ish udheheqsit kosovare,per te njejtat lloj krime. Dhe kete ky klloun i dale boje e ben,qe te fitoj simpati,ne domenen kosovare qe zoterohet nga keta ish udhehqes- Duket qe kjo specie, kla nje natyre qe ndjen nje vetkenaqesi,kur ndryshon pa fund surratet. Dhe fatkeqesia eshte qe po e perdor kete vend si nje sundimtar oriental,qe i lejon vetes te beje cdo gje me te,dhe me tufen qe frymon brenda ketij vendi.
NUK TE QUAJ KURRSESI QENEF!HAN! A e di pse!? Sepse fyej edhe qenefet e dikurshem te Harlemit, qe sot eshte kthyer ne nje mrekulli qiellgerryesesh ne “Kryeqytetin e Botes”- Nju Jork !
po cfare jene keto shpifje qe sajon mor i marre? Po ajo toke aq e bukur here pas here fatkeqesisht lind edhe perversa e halera si ty!
Edi te q.i, pastaj te thote qe te bera nder edhe ty. Ky shkrim eshte ajka e diplomacise, te fut nje grusht, pastaj te ferkon, te fut edhe nje pellembe tjeter, pastaj te ledhaton, te ben edhe glasen ne koke, pastaj te sperkat me Gucci...... Kemi Kryeminister qe di te mbroje dhe bej krenar Shtetin tone.
You are b..qim.Rob te shkerdhyer konformiste plehra,i beni fresk dhe elozhe lugatit te cmendur.Skllever dhe bij skllevrish nuk meritoni lirine dhe demokracine
Ti je i Madh Plako.Me kete shkrim Fredka 5 vjet i ka boll.Hec Edo merri zvarr Kerrmat.Me demostraten e djeshme te pakten,te gjithe Shqiptaret e pane dhe nje here(sepse kjo nuk ishte e fundit),se kujt i sherbejne Sala dhe Likja.Nje gje nuk kuptoj;Nuk ka ndonje Kigj ne Shqipni qe kush del kundra Atdheut(nuk them futeni ne Burg,se nuk eshte koha Xhaxhit),por hiqini Pashaporten dhe te shkoje ne Greqi ose ne te Semes.Fredka do Greqin bashke me Vangjelin(dergojini ne Greqi),po keshtu dhe Sali Mutin dhe Like Kaken,keshtu behet Shteti,jo me Llafe.Megjithate Faleminderit Edi,je I vetmi ne keto momente qe munt ta besh Shqiperine .
I qan ky keto ! Po ate punen e kishes ortodokse pse e kishte lidhur si gabim....duket sikur thote qe ortodokse jane vetem minoritaret?!? Do Zoti sillet me greket edhe sic shkruan...se si dihet
Ju keni marre vendimin e duhur
Ne jemi dakord me te gjitha keto fjale qe keni thene
Askush nuk ka te drejte te beje proteste per nje shtet tjeter
Ka folur ashtu sic i ka hije
Greqia duhet te zbatoje ligjin dhe ti jape te drejte pales qe ka te drejte jo kriminelave
Ligji eshte i barabarte per te gjithe
Fredi ka marre ate qe meriton
Ishte vendim teper i drejte.
Komandant shume bute, greket marrin vesh vetem me force. Kujto E.Hoxhen ne vitin 1968 (me sa me kujtohet) kur u terhoqen me bisht nder shale. Ata jane qelbesira. Mos harro qe ne greqi jane shume shqiptare qe vetem nje thirrje duan dhe dalin ne protesta per te drejtat e tyre, te cilat ai shtet i qelbur grek i mohon kudo dhe kuredohere.
HASANO KUJT I THUA KOMANDANT,LEGENAVE APO PLEHRAVE SI RAHMUTI DHE SALE QORRI APO LIKE FLORIRI.SA TE DOBET JANE SHQIPTARET NE GJYKIM MENDOJNE ATY PER ATY ,KA KOHE QE VIZIONARI RAHMUT ESHTE I BLERE DHE I SHITUR BASHKE ,POR ATY LUHET LOJA QE SHQIPTARET TE MBAHEN VARUR PA MBARIM ,RAHMUTIT NUK I INTERESOJNE PROBLEMET RRENJESORE QE PO HASIN SHQIPTARET ,POR KOHE MBAS KOHE NXJERRIN NE PLAN TE PARE HIMAREN.SE PO NA MERR GREKU.PO TE DOJE SHTETI PER 24 ORE I MBLEDH TE GJITHE ATA HIMARIOTE”TE GREQIZUAR”QE NEN FLAMURIN E VORIO PIDHIT ,HAPUR BEJNE THIRRJE PER HELENIZIM TE HIMARES.POR SHTETI SHQIPTAR ESHTE I DHJERRE ESHTE I KAPUR NGA BANDAT MAFIOZE .PO TE DOJE SHTETI SHQIPTAR I KAP PER VESHI TE GJITHE NJE NGA NJE TE GJITHE ATA PLEHRA QE KENDOJ NE NESHESHIN E HIMARES KENGE PER KRIMINELIN SPIRO SPIROMILON DHE NUK LEJON BUSTE PËR KRIMINELE GREKE QE KANE BERE KRIME NE JUG TE SHQIPERISE NE VITET 1910-1914.PO TE KISHTE SHTET SHQIPTAR NUK MUND TE NDERTOHESHIN VARREZA “GREKE”NE TERRITORIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE ME ESHTRA TE SHQIPTAREVE TE VDEKUR ME GRA E FEMIJE.SHTET KISHTE VETEN ENVER HOXHA QE U TREGOJ VENDIN DHE NUK LEJOJ KURRE QE DISA BREKEGRISUR SI FREDI BEJLERI E
Qarte, sakte e bukur.
Ne te folur e ne shkruar nuk ta kalon njeri si person jam plotesisht dakord per cfare shkruan,por nuk jam dakord kur thua qeveria ime ben ate qe thot dhe bene ate qe do per te vjedhur e per korupsion ministrave e drejtoreve te tu nuk ja kalon njeri bejne ate qe duan te rrjepin lekuren deri ne kocke
Skraparlliut tek vjedhja i rrin mendja !!!!!!
nuk ka vend per koment vetem ka lene pa i ba te fala pseudo juristit dhe shefit te tij non
Po kujt ja thua o Edi ???? Kujt ja thua ?? Kujt jan shpjegon ?? Po sdo tjetri ta kuptoje , mundohu ti sa te duash ....eshte tjeter gje moskuptimi dhe keqkuptimi dhe komplet tjeter gje mos dashja ta kuptoje tjetri ....tung
Vazhdon seria e Monologjet e Edvinaginës
Po or po pirdhe pirdh. Po te tute kishin 2 vjet kohe te mbroheshin. Lere se te munden greket ne laberi per fajin tend te rend. Me jorgo pushtin nuk fiton ti besh prape zgjedhjet. Jorgua esh çeri i oligarkve te tu. Mbahe me shendet dhe mos bej si triufator se do e pesosh si Saliu me minoritaret qe arestoi. Europa dhe Shba ta bejn kastile te prishesh me fqinjet qe skemi cu bejm se kan 1 mil shqipetar. Po ti flet si gjeli maj pleu dhe ke te drejt se budallenjve hidhu gurin ne lum dhe mbyten mbas gurit tend. Jorgua esh turpi jote dhe i PS.
Ali !!!! Humbir Edi dhe fitoi Saliu dhe Like Floriri.
shume gjate i ke ra zotrote. Nuk ja vlen te lexohesh. Sigurisht qe ke te drejte 99%. Kam vetem 2 pyetje. E para, ne zgjedhjet e fundit per kandidat bashkije, e mori vash dhe lopa qe bashkija u mor me vjedhje votash nga ana e Bashes. Perse Basha nuk eshte sot ne burg....? Me 21 Janar popolo ju ndoqi sepse ish i bindur qe Berisha kish vjedhur mijra e dhjetramijra vota. Perse nuk shkoi dhe ai ne gjyq? Sigurisht qe nuk do marr pergjigje, thjesht e shkrojta per te te thene se nuk jemi te tere leshko... te varfer po.... por leshko jo.
Si do shkonte ne burg Basha para 12 vjetesh, kur cdo gje e kontrollonte Saliu? E njeta pergjigje eshte edhe per 21 Janarin. Drejtesia ne Shqiperi ka filluar te funksionoje vetem keto 1 vit, sepse ne cdo kohe e ka pasur Saliu dhe Likja. Brenda 1 viti jane ne burg 15 Kryetar Bashkie, 4 Ministra, 10 zv. Ministra e Drejtore, Dhjetra police Gjykates e Prokurore. Ky eshte shteti qe po vjen, por ka akoma rruge te gjate.
Ndodhe vetem ketu ku drejton ti bashke me Berishen zoti KM.
Vazhdoj te perseris ide-propozimin tim , qe shkrimet e Edi Rames , te inkuadrohen ne tekstet shkollore , qe te mesojne nxenes , studente , gazetare , e sidomos komentues rrjetesh sociale , se si shkruhet gjuha jone e bukur shqipe .
Boll o hajvan Korce, boll Ti kuptohesh qe je bujk dhe pa asnje klas shkolle . Ato cfare thote Rama hajduti jane budalleqe more , deficent
po Vloren a ta ka zbukuruar labi? Po i dyfishohen te ardhurat bizneseve dhe ka pune per te gjithe. Pse nuk e thua? Apo me mire mut por krenar laberie!
O te qifsha racen ca muti je ti Raimond vlonjati
O Raimond , e mori provimin motra ???
Vazhdoj te perseris ide-propozimin tim , qe shkrimet e Edi Rames , te inkuadrohen ne tekstet shkollore , qe te mesojne nxenes , studente , gazetare , e sidomos komentues rrjetesh sociale , se si shkruhet gjuha jone e bukur shqipe .
Keni shumë të drejt z. Rama, me ligjeratën tuaj. Një gjë e tillë, ndodh vetëm aty ku nuk ka qeveri as shtet ligjor. Ka Shqipëria qeveri dhe shtet ligjor!? Bejleri duhej të ishte në burg, si vrasës i ushtarve në Gjirokastër. Grekët vetëm në Shqipëri mund të sillen si të duan dhe, të bëjnë çfarë të duan. Shqipëria është një vend pa zot. Kombi dhe populli janë në mëshirë të fatit.
Absolutisht e vertet!
Bravo dhe greku u prek ne seder mbas fjalimit tend si pederast dhe tani do na kerkojn falje,doli ne gjuhen e forces sic te flet ai ne shtepite tende dhe times,se me ndodh kjo qe ti une apo kush do tjeter shqiptar te protestoje per cfare do ceshtje shqiptaret ne graqi,e pakta qe mund te ndodhi eshte burg,nqs nuk ke ngrene plumbin,kar kryeminister
"Ke te drejte" , Loni pe betoni , madje une po' te isha si Rama , do te dislokonja te gjitha divizionet dhe korparmatat ne kufi me grekun , do te vinja ne gatishmeri aviacionin e raketat dhe do t'i shpallnja lufte Greqiae qe sot , ne mez te gushtit .
"Ke te drejte" , Loni pe betoni , madje une po' te isha si Rama , do te dislokonja te gjitha divizionet dhe korparmatat ne kufi me grekun , do te vinja ne gatishmeri aviacionin e raketat dhe do t'i shpallnja lufte Greqiae qe sot , ne mez te gushtit .
Te lumt dora,Ke shkrujt ate qe mendon i gjithe populli Shqiptar.
Fjale me vend e te sakta. Habi e madhe , te vijne kryebashkiaku i Athines dhe ai i Janines dhe te protestojne ne Himaren, toke shqiptare. Vetem greket e bejne. Te flase drejtesia.
Tallin bythen me ty se je bo komplet Trap. Te vij tjetri te tallin bythen ketu kjo esht te lush mendesh. Ku e ke kadastren e bere lemsh bashke me ate ajduten e AKSH it, po bon 1 muaj jane ber 50 mij aplikime dhe as nje dokument pronesie ska dal, po tallesh keq me popullin.
Rama eshte maksimalist dhe nje pirroman i rrezikshem.Jepjani autonomine grekeve e te vazhdojme s'bashku me Ballkonin e Hapur .Jemi te gatshem t'i ndihmojme ne perpilimin e draftit per asociacionin e minoritareve grek, bile nje te tille i kemi derguar fshehurazi Makronit dhe Sholcit.Eh...karma is a bi*ch ,more biri i kur*ves!
Bravooooo
shko edhe ti me trimat patriot te FB,po jua mbajti bytha ne janine te protestoni per camerine dhe trajtimin cnjerzor te allvanoseve ne greqi,dhe do shikojme se si do sillet qeveria dhe policia greke.
Tekst i denje per kryeministrin e nje shqiperi europiane. Pa fyerje, pa eksese e thirje idiote nacionaliste. Greqia duhet te zbatoj standartin e nje shteti anetar i BE ku pushtetet ruajne pavaresine e tyre dhe nuk urdherohen. Turp per keta kryetar bashkish qe erdhen per te mbeshtetur nje ordiner si Fredi Beleri qe me manovra te padenja i ka shpetu deri me tash ndeshkimit te drejtesise
Gjigand i letrave je ,por me nje pergjigje te shkurter nje rrjesht ( Joooooo nuk e duam hyrjen ne komunitetin europien nese fati jone varet nga ju ) dhe kjo karte presioni bieeeeeee
Ke filluar te shkruash gjate, por keshtu nuk te lexon njeri. Meqe kerkon me te drejte te ruhet pavaresis e drejtesise edhe ne ceshtjen Beleri, pse ti bere namin ndaj qeverise se Serbise per lirimin e policeve kosovare pa pritur vendimin e gjykates serbe? Edhe ata te kapur ne flagrance si beleri u akuzuan.
Greqia te respektoj vllazerin orthodhokse qe jeton ne albanistan ,,,te tjerat i zgjidhin vet arnavutet ,,,,po dhe me ndihmen vllazeris turke ,,,,,ne shekuj....
Na degjeneruat Kombin Greke te Epirotev te Arxileas,Arxileas (Akil Arnautce),Megas Aleksandros vellait te Thesalo-Nikas (Selanik Arnautce),Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos,Jeorgios Kastriotis etj o turq dhe Servile te colonizatoreve Angloamerikane. Keta Hajdute te Mijera Vepra te Kombit Greko-Ilyre ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Hiq dore nga Turqua o Pionieri i Enverit. Nuk mund te Adhurosh (Adore) o Idiot Italune fashiste dhe Pirron e Epirut dhe luften e Tij per te cliruar Magna Grecian. Per cfare popujsh (popola ital) flet o Ignorant. You kini ndryshuar te gjitha Topo-Onomat (Toponim Arnautce) e Vorio Epirit te Kastriotit o te Mallkuar. You jiini victime e interesave te Fuqive Imperialiste qe kane duart me gjak me luften Civile te ish Nova Rusise (sot Krajina,Ukrahine) ne emer te nje shteti qe ka "Te Drejte" edhe te beget vegel e Natos.
EDI E DI ME MIRE SE KUSHDO QE ATA QE E LUFTOJE SHQIPETARIN JANE PO SHQIPETARE DHE KETA DUKE FILLUAR NGA SALIU ILIRI QIRIAKOS E KETA BEJLERET E KRIETARET E ERDHUR NA GERQIA JANE SHQIPETARE SIC ESHTE I GJITHE BALLKANI PRA NJE MENDJE NDRITUR SI EDI RAMA MUND TA GJYKOJE CDO RAST ME PAQE E DLIRESI
EDI E DI ME MIRE SE KUSHDO QE ATA QE E LUFTOJE SHQIPETARIN JANE PO SHQIPETARE DHE KETA DUKE FILLUAR NGA SALIU ILIRI QIRIAKOS E KETA BEJLERET E KRIETARET E ERDHUR NA GERQIA JANE SHQIPETARE SIC ESHTE I GJITHE BALLKANI PRA NJE MENDJE NDRITUR SI EDI RAMA MUND TA GJYKOJE CDO RAST ME PAQE E DLIRESI
EDI E DI ME MIRE SE KUSHDO QE ATA QE E LUFTOJE SHQIPETARIN JANE PO SHQIPETARE DHE KETA DUKE FILLUAR NGA SALIU ILIRI QIRIAKOS E KETA BEJLERET E KRIETARET E ERDHUR NA GERQIA JANE SHQIPETARE SIC ESHTE I GJITHE BALLKANI PRA NJE MENDJE NDRITUR SI EDI RAMA MUND TA GJYKOJE CDO RAST ME PAQE E DLIRESI
EDI E DI ME MIRE SE KUSHDO QE ATA QE E LUFTOJE SHQIPETARIN JANE PO SHQIPETARE DHE KETA DUKE FILLUAR NGA SALIU ILIRI QIRIAKOS E KETA BEJLERET E KRIETARET E ERDHUR NA GERQIA JANE SHQIPETARE SIC ESHTE I GJITHE BALLKANI PRA NJE MENDJE NDRITUR SI EDI RAMA MUND TA GJYKOJE CDO RAST ME PAQE E DLIRESI
U shqetësua Abdu -Rama dhe vari nje carcaf bosh sepse i vetmi shqetsim eshte se e di që nëse procesi i anëtarësimit ndalet, do të ndalen edhe fondet evropiane të para-anëtarësimit. E di Abdu - Ramuti qe luan lojen e budallait qe i thone se nje kryetar i zgjedhur duhet te gjykohet ne proces te lire. E mban qe te mbaroj afati i betimit dhe te riperteriten zgjedhjet. E mban sepse i korruptuari Goro duhet te vazhdoj te fshij dhe te mbuloj korrupsionin me pronat e himarioteve. Himariotet te kane ngritur Shpaten e Domokleut ne zverk sepse u bere kryemisnistri me i korruptuar ne ballkan.. Te ka ardhur fundi ty edhe miqt e tu mafioz qe i vaftise me ligj invenstitor strategjik.. Kurthi dhe akuzat qe trillove ndaj Fredit Beleri eshte fundi jot. Tik tak Tik tak po bie ora e drejtesis. Po nuk na the gje ore artisti skipetar. Perse bere cmos te liroheshin ata policet kosovar ?!?!
Ptttuuu te qifsha motren ty dhe kush te ka pjelle, bastard evgjitistani. Te qifsha robt ty, Greqise, BE-se dhe fondeve te tyre. Nuk i dua as ato dhe as BE kurven me Greqine kryebaxhelle. Corapekuqi ti lere denglat diplomatike me bythqirat e Athines dhe tu pergjigjet flake per flake. Shpalli non grata dy kryebashikaket, therrit ambasadoren dhe paraqiti note proteste nga Min. Jashtme, terhiq amabsadorin tone ne Athine dhe perze Ambasadorin e tyre si dhe dy konsujt ne Gjirokaster dhe Korce. Vetem kur spurdhjaket e Athines te ftohin gjakrat dhe te terhiqen mund te rivendosen marrdheniet ne nivele ambasadoresh. Po sigurisht qe nuk do e bej kete dhe do perpiqet ta shtyje ne heshtje, por derri do vetem plumb e jo llafe. E sa per Belerin, pse e shpall me zor minoritar o corapekuq kur ne fakt ne rregjistra eshte me shtetesi dhe kombesi shqiptare???!!! As ne Greqi nuk e ka kombesine shqiptare, por ne dokumentat voriopidhiriote qr kam pas marre thuhet Homogjenia (me origjine te vjeter) greke, sepse mund te kesh 2 a me shume shtetesi por kombesi vetem nje ke, ate qe ke lindur dhe te eshte rregjistruar ne certifikate te lindjes. E sa per Kishen Ortodokse dhe probat e tyre, pse duhet tu japesh llogari grekeve se c’ke bere me pronat e tyre????!!!! Eshte kishe autoqefale, pra e pavarur dhe Shqiptare o kerric qe ngele duke bere gafa qe nuk i shlyen dot pastaj. Na the qe Beler Kura nuk mund te perfaqesoj dhe mbeshtetet nga Greqia zyrtare dhe u more 1 jave rresht me te duke e kthyer ne hero, pastaj na doli qe e mbeshteskan qe te gjithe ne Greqi nga KM e deri mediat. Nuk e dije zotrote se kurva mbeshtet kurven dhe gomari ferkohet me gomarin??!! Derri do plumb e jo llafe. Te shohim sa do i mbahesh pretendimit se qeveria e sotme shqiptare mendon per interesat kombetare. Se mos te del kurva nga burgu e na e vendos ne zyre pastaj????!!!!
Shum bukur te lumte e ke qare Ske lon gjo mangut Po e kan mar vesht ato ?
Ha ha ha , Erdoganit grek i ka ikur fiqiri. Sa here i ha suma i kujtohet stergjyshi turk.
Nqse kryebashkiaku i Tiranës apo i Korçës do shkonin në ndonjë protestë të shqipëtarëve në Gërqi korofillakët e niprit e Napolon Zervës do të ishin arrestuar,ndërsa këta pisa grekofon vijnë në Shqipëri duke ndërhyr në punët e brëndëshme të vëndit tonë.Këta pisa fryhen si gjela deti me Shqipërinë,sepse në ndonjë vënd tjetër nuk do guxonin të ndërhynin në këtë formë,sepse do merrnin përgjigjen e merituar.Pse nuk bëjn lodra të tilla me Turqinë ?!Fredi Belerin drejtësia shqipëtare duhet t ‘i jap dënimin e merituar,sepse ka shkelur ligjin ka bër shitblerje votash.Fajtor për këto probleme janë dy mafiozët apo siç i quante një komentues më sipër,sali muti dhe ilir kaka.Edi Ramës i është zënë bishti me rrotë,sepse Gërqia ky shtet pederastësh do pengoj proceset e antarësimit në BE prandaj është i përmbajtur në reagimin e tij,por gjithsesi ju ka dhënë përgjigje të kujdesëshme me një gjuhë të kujdesëshme diplomatike.
I nderuar Edvin, Respekti eshte reciprok. Kjo letra juaj me shume tregon servilizem abuziv se sa kerkon marredhenie te sinqerta reciproke. Shqiptaret nuk mendojne si TY Edvin. Politikanet greke kane nje lloj tendence shekullore te shpifur per te mbrojtur cdo lloj LLUMI grekofil shqiptar. Ketu futet edhe ky grekofili SHQIPTAR Bejleri. Nje pyetje ka populli per greket dhe per ty Edvin: Ky bejleri eshte shqiptar apo grek?. Mqs ai eshte shqiptar i TREDHUR athere si ka mundesi qe greket vine ne himare per te protestuar per nje shqiptar qe eshte ne burg. Para viteve 90 kur i thoshe ndonje greku se ti je grek safi ai nuk e prannte dhe deklaronte me krenari se une jam skipetar i kulluar! Edvin gjej ndoje grek qe eshte ne burg dhe organizo nje proteste ne Athine per lirimin e tij - ky eshte reciprocitet i kulluar. Mqs je aq trim sa i fton greket te bejne protesta ne Himare PSE nuk ben nje miting madheshtor ne Himare per tu treguar grekofileve shqiptare se ku mund ti plasin trute.
Ne Shqiperin tende ndodhin keto mrekulli prandai je kryetar Shtepie dhe mos lejo nese je me te vertet kryetar qe ligjin ne shtepine tende te te bein te tjeret po tegoi kufirin te thana fjalet e tjera jane justifikime dhe nuk te bein ty ndere.
Shumè dakort me atè qè keni shkruar dhe me argumentimin tuaj demokratik. Por shkrimi juaj nè gazetè apo Facebook èshtè i pafuqishèm , eshtè i barabartè me atè tè çdo lexuesi tè tjeshtè . Por ju jeni kryeministèr dhe kètè çèshtje duhet ta trajtoni nè mènyrè ligjore dhe diplomatike dhe duhet tè shkruani Notè Proteste qeverise greke , mikut tuaj , kryeministrit grek .Nè asnjè rast nuk èshtè dègjuar zéri i protestes sé Ministrisé soné té Jashtéme , qeverisé sonè . Me heshtjen tuaj i keni léné shqiptarét si jetim pérballé frenetizmit té grekève , té duleve e langonjéve té tyre . Zgjohuni Kryeministri im , se té gjitha kéto ndodhin kétu , poshté çitjaneve té tua !
Komenti i ,,,Ertoganit,, i goditur ,,, bravo me pelqeu ,, e verteta ,,,
Po pse more Edo , te duket vend me demokraci normale ky yni Ty? Ne nje vend jo normal ndodhin gjera jo normale.pse ben sikur habitesh zotrrote? E ke pas then vete dikur “JETOJME NE TIRONE “ .
Duke lexuar këtë letër të kryeministrit tonë,duhet të ndihet krenar çdo shqipëtar sado pak patriot a grek qoftë.Të bën krenar elokuenca,të bën krenar llogjika,të bën krenar finesa dhe bukurija e gjuhës të kultivuar,të bën krenar ndjenja e respektit për fqinjin,të bën krenar dinjiteti dhe personaliteti i një lideri.
Nga monarko fashistet grek cfar nuk pret, jane ndyresira.
Jo ki por ky more koke qipe, haha, te iken truri me kta Elenisat e Himares, Fredi Elinas, albtelekom.
Bravo Edi ! Je legjenda e kombit shqiptar !
O gomere, Rama shkruan per qeverine greke dhe diplomacine nderkombetare, jo per injorantet e facebookut.
O komentues të nderuar! Këtë "çarçafin" Rama nuk e shkruan për grekët more, por për Evropin e qelbur, dëgjomëni mua! Është politika dhe mënyra e tij për t'ua lëmë "kopilin në derë" atyre që e bënë, dmth., atyre që duan medoemos konflikt në Ballkan. Përfshirë serbët. Përfshirë edhe Evropin e qelbur.
Po ndothe ty ne dere te shtepise,cfar do te thuash se je i pafajshem???akoma besone se nuk te kuptojne ata qe i genjen per nje vote me rrogen qe nuk ja dalin dote te shkollojne te hane te paguajne dritat edhe ujin???je nje i paturpe e shpirte zi i uritur me babezine tende per te kapur gjithcka bashke me injorancen e atyre qe te rrethojne.
Kjo ndodh vetem ne Shqiperi. Kontrabandistet duhet te ishin kthyer qs ne kufi. Shkaku dihej pse vininm Te keqes i dilet perpara. Ku jane masat parandaluese?