Mentor Nazarko përplaset me Flamur Nokën: Përdorni shërbimet sekrete greke për të sulmuar drejtësinë shqiptare

20 Mars 2026, 10:00Politika TEMA
Mentor Nazarko përplaset me Flamur Nokën: Përdorni shërbimet

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, debatoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën, mbi drejtësinë.

Noka: Ne e mbështesim këtë betejë që po bëhet por, SPAK nuk është aktor politik sepse e kemi parë që duartrokitej nga mazhoranca kur sulmonte opozitën, Sali Berishën. Në atë kohë u trajtua si aktor politik. Nuk është aktor politik. Pra, ne nuk presim që zgjidhjen politike ta bëjë askush tjetër përveçse vetë ne, por absolutisht çdo luftë që i bëhet krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit ka patur dhe do të ketë mbështetjen pa kufij të Partisë Demokratike dhe të opozitës. Dhe çdo tentativë për t'i lidhur duart drejtësisë për këtë gjë do ketë kundërshtimin e hapur dhe të pandalshëm të opozitës.

Nazarko: Pse, kur e shani ju me emër Dumanin dhe Gjokën, çfarë i bëni? Nuk është ftesë për t'i lidhur duart? Nuk është shantazh? T’i përmendësh emrin është ftesë për linçim.

Noka: Mos u ngut! Shqipëria ka sot një të dënuar në vendin fqinj, një mashtruese të formularit të deklarimit të pasurisë në krye të drejtësisë. Është turp.

Nazarko: Të ndihmohesh nga përpjekja e këtyre shërbimeve greke pse ajo dënoi Belerin? Ajo mund të ketë mëkate të tjera, ta zemë se i ka bërë “like” një statusi të Edi Ramës.

Noka: Ajo mëkatin kryesor ka edhe miqësinë me Gys Agasin, që është ushtare e Gysit, por nuk po hyjmë aty.

Nazarko: Ishte edhe një lloj heroi i juaj në fakt, për hir të vërtetës. Nga sa kam dëgjuar se unë nuk e kam njohur kurrë. Jo hero, domethënë i lidhur edhe me juve…

Noka: Me neve jo, është djali i deputetit të PS-së, jo i imi.

Nazarko: Bënte ndere mbase.

Noka: Kurrë! Asnjë lidhje. E vërteta është dokumenti që ajo është e dënuar. E dënuar në Greqi dhe e ka fshehur dokumentin. E dënuar që ka falsifikuar deklarimin e pasurisë dhe e ka fshehur.

Nazarko: SPAK-u e ka legalizuar atë. SPAK-u thotë që i plotëson kushtet.

Noka: Irena Gjoka sot është turpi i drejtësisë, këtë nuk e ndryshojmë ne.

Nazarko: Ata që merren me gjyqet tuaja janë turpi.

Noka: Jo! Ajo është e dënuar për mashtruese, falsifikatore dhe nuk mund të japë drejtësi një njeri i tillë. Kaq gjë, shumë e thjeshtë. 

16 Komente

  1. S
    Shqipe

    Ky eshte skandal ! Kjo eshte tradheti kombetare. Organet shqiptare te hetimit duhet ta marrin sa me pare ne shqyrtim kete deklarim/akuze.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zzzzz

      O shoku, saliu vendos kandidat per bashki ne Shqiperi nje person te njohur si ekstremist grek me emrin Fredi Beleri! Kjo eshte tradhetia me e madhe kombetare, keto te tjerat jane karamele. Shko provoje njer te vesh nje cam kandidat per bashki ne nje fshat ne greqi. Atje as fjalen cam nuk thua dot se te varin, e jo me ta besh kandidat. Do ta kishin nxjerr saliun grek ne shesh pa kaluar nata.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Shume e vertet vlla PD. Eshte parti antishqiptare

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kutuzovi

        Cila drejtesi? Ajo qe eshte e shitur te Sali Berisha?Jo,jo,nuk ka drjtesi,se po te kishte Sali Berisha do ishte ne burg. Erion Veliaj u mor nga puna dhe u fut ne burg,Saliu qe nuk ka asnje pune shteterore,bene pall,i lire bene c'ido qejfi. Olsi Dadi eshte i paguar nga Saliu. Parate janete embela. E bejne olsi Dadon te denoi cilindoqe ai te kete qejf.

        Përgjigjjuni
      3. L
        Linza

        Muli spiun serb, grek, rus thjesht antishqiptar!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejku...

          Ku merr vesh Muli nga agjenturat thjesht nje cop idiot i perdorueshem.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enveri

            Agjenturat e huaja cdo agjenti i ngarkojne detyra sipas kapacitetit intelektual, Saliut e Mulit i kane dhene detyren qe cdo 10 dite te hedhin molotova neper Tiranes. Pasojat! Turiste te trembur = me pak turizen = sabotin ne ekonomine kombetare!

            Përgjigjjuni
        2. H
          Hajde dru me pre

          Aman o Nazarko, po c’merresh me kete injorant. Ky me dhite eshte rritur, eshte komplet gomar. Le ta gezojne demokratet , meqenese e don ai ndyresira. Rrofte Nuli!!!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pike

            Nazarko, nje bastard turceliu.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ringjallja pellazge

              Turp o Zoti Nazarko, te perdoresh perkedheli ndaj nje tufe makarenjesh, te cilët uzurpuan endrren e viteve '90. PeDeja sot nuk shfrytezon Asfaline greke në SPAK. Kjo duket hapur ne gjithe veprimtarin politike te saj. Ajo eshte kthyer ne degën më të flliqur te ASFALIAS greke. Pra Saleh djalli eshte bere pjese e ligesise antishqiptare nen drejtimin e klaneve më të errëta politiko-kishtare greke.

              Përgjigjjuni
            2. C
              Cfurku

              ----A e dini pse thonë--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- për Flamurin-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------është gjysmë budalla,------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- se në gjysmën tjetrën--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------është çyryk.?!!!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti U S A

                P D e kreu i saj me nje rreth te ngushte rreth tij jane sinonimi i te keqes te ketij vendi . Ai qe nuk e sheh apo akoma me keq qe e mbeshtet kete bande terroriste eshte po si keta . Te perkrahish Sali Flamur Balliun ne marrezite e tyre me shpresen se do ta ndreqin kete vend do te thote qe nuk je mire nga trute e kokes ose ta kane hequr trurin e ta kane mbushur me mut pe Saliut e Cim Pekes .

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Kushdo qe shkon ne keneten e Sali bufit dhe bufave te tij per ti mbeshtetur akoma, u mbytshin ne te, se jane duke kontribuar ne tradheti ndaj kombit te tyre.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tradhetia ka Emerin Berisha

                    Flamur Nokovici:Pse nuk kerkon te Hapet Doesja e Fredi Bejlerit qe u Burgos per Terrorizem nga Autoritetet Greke dhe beri Burge ne Koridhalos Greqi??????????? Zonja Gjoka ne se ka Ndryshuar Emerin, kjo shikohet ne Konteksin e Kohes, kur Shteti dhe Poilitika Greke i "Detyronin" Shqipetaret..ose Ndrysho Emerin dhe rri ne Greqi..ose Ike.... Ne se dikush nga Ilir u be Ilia, kjo nuk do te thote se Mashtroj Shtetin Shqipetare, eshte dicka Individuale...eshte nje Lufte per Mbijestese ne nje Shtet te Panjohur dikur.... Greke nuk te bene Emeri apo Ndryshimi i tije...te bene Gjaku..dhe anasjelltas Shqipetare ..nuk te bene Emeri..por Gjaku..Nene -Babai... @@Zonja Gjoka po Lincohet ,pse eshte e DREJTE....dhe PD-ja merre Informacjone nga Greqia..Dosje qe jane te Mbyllura.....eshte me se e ditur se Greqia ka Shantazhuar edhe Politikane te Tjere si Zonja Mimi Kodheli....dhe keshtu do te beje Gjithmone.... Kurse Serbia Beri Flamur Noken Minister ne Qeverine Berisha..si dhe Sekretare PD.je....

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aleko

                      Tashme tradhetia e berisheseshte e hapur..lidhje me sherbimet serbe me pare dhe ato greke me pas , duket ne drive te diellit.A Nuk ishte ky berishe. qe mbeshtet dhe ve ne krah e te tij nje kriminel si Beleri qe vrau ushtaraket shqiptare??Nuk eshte e rast it qe edhe ky Nokia tip banditi,mbeshtet cdo iniziative berishiane ne fa vor te grekerve..Sepse edhe noka ka pas ca pune me udb serbe kur iu kap dhe u rikthye….

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tradhetia e ka Emerin Berisha

                        @Aleko:Flamur Noka e ka Deklaruar vete ,qe kur shkoj ne Jugosllavi me 1991-shin qe te Kerkonte Azil..ata i thane:Ne kemi nje Pune per ty....dhe kjo "Pune" nuk eshte ne Jugosllavi por ne Shqiperi prane PD-s Berishjane(Sapo ishte krijuar)... 1-Flamur Noka ka "Renje" ne Jugosllavi..ku Kusheriri i Pare nga Nena ka qene Gjeneral UDB-je.. Noka u kthye ne Shqiperi, me Mbeshtetjen e UDB-s, si dhe me Rroge Mujore nga UDB-ja...jo me kote te gjithe ish-Spiune te UDB-s si dhe ata qe ishin Denuar , u Bashkuan prane Berishes... Fare thjeshte:pse ne PD-e..Nuk kemi ne Drejtues te Rregullt ...por kemi vetem Berishen??Sepse UDB-ja Serbe, do qe te kete dike te Besuar ne Shqiperi.. Pse Sokol Olldashi u "Vra me aksidente"??Sepse donte te ishte Kreu i PD-s....dhe Aksidenti, u Organizua nga Struktura te UDB-s..... Lulezim Basha, ishte nje Mashe ne Duart e Berishes, edhe ky i implikuar me Segmente te UDB-s ne Kosove.....edhe ky ishte "i zgjedhuri" i Argita Malltezit-Vajza e Berishes..... PD-ja ne Tirane eshte kthyer me kohe nje Filjal i BIA-s ote sherbimi i Fshehte Serbe...

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje