Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Partia Demokratike nuk ka asgjë demokratike në thelb.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se nëse Sali Berisha fiton në 23 maj edhe një mandat në krye të PD-së, atëherë kjo forcë politike mban në krye të njëjtin person për 40 vite me radhë.
“Në vazhdim të ngushëllimit për familjen e Namir Lapardhasë do i kujtoja publikut se në koherencë të analizës së tij të fundit, Namiri ka qenë 10 vjeç kur PD lindi dhe i ndjeri Namir nuk ka pasur mundësinë që këtë parti që u pagëzua me emrin demokratike dhe që premtoi që do të ishte ndryshe nga të tjerat, pra që do të ishte më demokratike se Partia Komuniste, në statutin e saj të parë vuri një dispozitë ku kryetari nuk duhet të ishte më shumë se 2 mandate.
Kaluan shumë kohë prej atëherë dhe kryetari i kësaj partie nëse merr këtë mandat do të barazohet me Enver Hoxhën 40 vite. Pra nëse e merr tani që janë 36 dhe 4 shkojnë 40 vite. Ndiej keqardhjen se ajo parti që ka emrin demokratike, asgjë nuk ka më demokratike sesa partitë e tjera”, tha mes të tjerash Spahiu.
Zoti Spahiu: Kur ka qenë "demokratike" Partia Demokratike? Kur u krijua "demokratikisht"? Apo kur mobilizoi tërë ushtrinë e Shqipërisë dhe rezervistët e Veriut të Shqipërisë kundër Jugut të Shqipërisë?! Apo kur angazhoi Gardën e Republikës për të vrarë protestuesit në Bulevard?
PD eshte detashment ushtarak fashit,me falni nazist,se fashistet Italian ishin pak njerzor,kurse nazizmi ka pjekur njerez te gjall si Saliu.
Çudi, si nuk ja kujton asnjë Berishës qëndrimin që mbajti Presidenti Biden kur kuptoi se humbi mbështetjen për kandidaturën e tij edhe për një mandat të dytë brenda radhëve të partisë. Ndokush nga drejtuesit e PD dhe vetë Berisha mund të thonë se mbështetja për të është shumë e madhe ndaj nuk ka kuptim kjo analogji që unë bëjë. S'di ç'të them, mund të kenë të drejtë. Zoti jua bëftë mbarë!...
Njeriu i Zi, kur i ri u fut në partinë e punës, aty u bë dhe baba, më tej u fut në PD dhe u bë kryetar i saj, këtu u bë gjysh dhe stërgjyshi. Njeriu i Zi më shumë se gjithkush i voli partitë ku u anëtarësua, ja pa hajrin, u bë sundues i tyre dhe tashmë nuk ju ndahet deri në vdekje. Ah, sa të vërtetë e të drejtë e paska pasur Namik Hoti kur thoshte se vetëm plumbi e zbret nga kali (pushteti) SB! Si duket Namiku e njihte me dhëmb e dhëmballë SB. Populli qeshte me shprehjen e tij. Namik Hoti ishte Zhvejku shqiptar.
Enver Hoxha ndënji 40vite, ishte diktaturë, por ndërtoi hidrocentrale, u ndriçua populli, hapi universitete, mësoi populli, ndërtoi fabrika dhe uzina, u punësua populli, përdori dhe dajakun, e rrëzoi populli. . Po Sali Berisha ndër 40vite, privatizoi hidrocentralet të popullit, shkallmoi universitetet nga dija, errësoi popullin, shkallmoi nga themelet fabrika dhe uzina, papunësi në popull, bëri piramidat, e tronditi popullin, e grabiti popullin, populli heshti, e vrau popullin e grabitur, ai i shkoi pas. Kush është Hitleri Enveri apo Saliu kur nga të dy popullit gjaku i ngriu?