Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

19 Mars 2026, 18:20Politika TEMA
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas

Gazetari Namir Lapardhaja u nda sot nga jeta pas një arresti kardiak, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe të njohurit e tij.

Namir Lapardhaja kishte ndarë më parë reflektime të thella për ikjet e papritura, që sot tingëllojnë si paralajmërim për brishtësinë e jetës. Më 18 shtator 2024, në ditën kur u nda nga jeta Gert Bogdani, si pasojë e arrestit kardiak, ai shkruante:

Ai shkruan:

“Ikjet e befasishme nuk bëjnë gjë tjetër veçse përforcojnë idenë se jeta është një shenjë vezulluese, një udhëtim me kohë dhe orë të përcaktuar, një pikënisje që herët a vonë do të mbërrijë në ‘destinacion’, një përpjekje e pakuptimtë drejt diçkaje që është me afat ‘skadence’, por që merr kuptim vetëm nëse shenjat që lë, hapat që hedh, gjurmët që ndjek, rrugëtimi që bën, udhëhiqen nga Transhendentja, e Madhërishmja dhe e Pakohshmja, prej së cilës buron jeta dhe vdekja, koha dhe hapësira, ekzistenca dhe gjithçka që është pjesë e së njerëzishmes, që prej fillimit paralajmëron fundin, prej lindjes vdekjen, prej jetës amshimin.

Ikjet nuk janë gjë tjetër veçse Tjetri në kohën e shkuar dhe Vetja në kohën e ardhme.” ????


Ndërsa më 25 gusht 2025, pas ndarjes së papritur nga jeta të Artur Zheji, pas një arresti kardiak, Namir Lapardhaja thoshte:

"Njeriu jeton të tashmen, pa e ditur çfarë e pret nesër. Dhe ndoshta ky është një nga sekretet e jetës, sepse padija e së ardhmes na mban gjallë dhe na jep forcë për të ecur, por kjo nuk duhet të na bëjë të jetojmë me shkujdesjen e përditshme, si të mos na vinte kurrë radha. Koha do të kalojë dhe një ditë nuk do të jemi më. Lajmet do të mbushen me histori të reja, sirenat do të bien për të tjerë dhe lotët do të derdhen për njerëz të tjerë. Ajo që ka rëndësi është gjurma që lëmë dhe ajo do të varet nga sa dashuri, mirësi e respekt kemi shpërndarë në gjallje. Ndaj, duhet ndalur. Duhet marrë në telefon një mik, duhet thënë një fjalë e mirë, duhet shprehur dashuri prindërve, fëmijëve, të afërmve dhe miqve. Duhet kërkuar falje pa pritur e nesërmja, sepse ajo mund të mos vijë asnjëherë."

Mesazhet e tij rikujtojnë se jeta është e paparashikueshme, humbjet janë të papritura, dhe çdo moment me të afërmit ka vlerë. Reflektimi i Namir Lapardhajës është një paralajmërim i fuqishëm se çdo ditë ka rëndësi dhe dashuria dhe respekti duhet shprehur ndërkohë që kemi mundësinë.

 

6 Komente

  1. R
    Rip Namir

    Pa fjale .......munde te jesh kundershtar ne ide . dikush eshte supporter i PSG Paris tjetri me OM Olympique Marseille por mbi te gjithe jemi njerez te nje nation , flasim te njejten gjuhe. E keqja me e madhe e ketij kombi nuk ka qene diktatori Hoxha por krye krimineli Berrisha qe per 35 vjet ndau , perçau , vrau , dogji , shkateroje , dhe zoti Lapardhaja e kuptoje pak vone por e kuptoje , te pakten shkone i qehte ....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Profeti Muhamed s.a.v.s. ka thene qe afer Kiametit do te shtohen shume vdekjet e papritura, sidomos tek individe ne dukje te shendetshem dhe ne moshe te re.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lulja

        Respekt per kete djale te dlire, te edukuar, patriot, mendjehapur dhe shume e shume. Me vjen keq ti them te qofte dheu i lehte se atje duhet te jen disa kriminele qe po e shkaterrojne kete popull, dhe jo Namiri, nje djale me plot vlera qe kaq shume ka nevoje Shqiperia! Zoti te pranofte ne krahet e tij si nje engjell.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari gri

          R.I.P shume Respekt.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asimi

            Shume respekt per kete djale si gjithmone i cilter briland ne shkrimet e tija fiks e ka thene njeriu duhet mbi te gjitha te jete njeri te lere nje opinion pozitiv,ne rrugetimin qe ben ne jete.Kaq e vertet dhe e domozdoshme eshte kjo ne kohen e sotme kur njerezit sa nuk hane njeri tjetrin,brenda fisit,brenda familjes,brenda shoqerise.Gjithmone e reflektonte kete Namiri ne te gjitha shkrimet e tija se e kishte pesuar kete ne familjen e tija nga njerezit e liq,sepse ne ate kohe por dhe sot njerezit e liq karierist e cmirezinj e benin te ashper luften e klasave qe ta poshtronin dhe ta shtypnin tjetrin. O kishin te drejte keta njerez mbas sistemit te kaluar te promovoheshin dhe te drejtonin Shqiperine o skishte asnje kufome Berishjane qe uzurpoi me genjeshtra partine(pd) i kamufluar komunisti (anti komunist) dhe e beri shqiperine lesh e li.Per keto e per shume te tjera pa drejtesi shkruante dhe i ndieri.Respekt per njerez te tille qe i mungojne kaq shume ketij vendi. Ngushellime familjes, u prefte ne paqe!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tani

              Respekte per emrin e tij dhe krejt veprat e mira qe la sa ishte gjalle. Qofte i Xhenetit Shpirti Tij i Dlire. Amin.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje