Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Madrid, ku u ndal në Instituti Mbretëror Elcano për një takim me ekspertë të politikës së jashtme dhe sigurisë.
Në fokus të diskutimeve ishte zgjerimi i Bashkimi Evropian në Ballkanin Perëndimor, i cilësuar si një domosdoshmëri strategjike në kontekstin aktual gjeopolitik.
Postimi i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:
Një shkëmbim i shkëlqyer mendimesh në Madrid me Charles Powell dhe ekspertët e Institutit Mbretëror Elcano.
Zhvilluam një analizë të thelluar mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor si një domosdoshmëri strategjike, si dhe diskutuam sfidat komplekse me të cilat përballen aktualisht si BE-ja, ashtu edhe NATO. Ndamë gjithashtu këndvështrime mbi zhvillimet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
Reflektime dhe vlerësime të çmuara që kontribuojnë për një Europë më të sigurt, më të fortë dhe më të integruar.
Ku e ka gjetur kete zvarranik mo aman
Po ky eshte minister i jashtem apo drejtor i akademise diplomatike? Se shkruan ca carcafe ngjyre gri qe nuk te mbet ne mend asgje, e kur vjen puna per ceshtje serioze e politike si rezoluta e Iranit dhe mbetja pezull e integrimit nuk thote asnje fjale. Njeri pa karakter.