Bujar Leskaj: Humbja e Namir Lapardhasë, e rëndë për familjen por edhe shoqërinë!

19 Mars 2026, 14:10Politika TEMA
Bujar Leskaj: Humbja e Namir Lapardhasë, e rëndë për

Nga Bujar Leskaj

I pabesueshëm dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e djalit të ri, gazetarit të mirënjohur dhe qytetarit model, Namir Lapardhaja.

Namiri ishte një intelektual i spikatur dhe një gazetar i përkushtuar, i dalluar për integritetin e tij.

I kulturuar, mendjehapur dhe me formim të thellë, i ardhur nga një familje që kishte përjetuar persekutimin e regjimit komunist, ai mbeti gjithmonë një zë i lirë dhe kritik. Edhe kur pikëpamjet e tij ndryshonin nga ato të lexuesve, ai vlerësohej për kulturën politike dhe qytetarinë e mendimit që përcillte.

Autor librash, esesh dhe shumë artikujsh, ai lë pas një trashëgimi të çmuar kulturore dhe artistike. Si gazetar profesionist, redaktor dhe kryeredaktor në gazetat Tema, RD etj,ai la gjurmë të veçanta edhe në rubrikën e kulturës, fushë që e kishte pasion dhe ku shpaloste me kulturë mendimin kritik dhe dashurinë për librin.
Humbja e Namir Lapardhajës nuk është vetëm dhimbje për familjen dhe të afërmit, por edhe për të gjithë ata që e njohën, punuan e rrugëtuan bashkë në fusha të ndryshme.

Ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë e bashkëpunëtorët, për këtë humbje të rëndë !

 

2 Komente

  1. A
    Arbeni

    Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe.Ai do t’i mungojë publiçistikës por edhe ne lexuesve për artikujt e spikatur të cilët ai shkruante në gazetën më të lexuar shqiptare Tema.

    Përgjigjjuni
    1. R
      RIP

      Ehhhh mo Lapardhaja , vdekje e shpejte por e embel, te vdesesh ne gjume eshte bénédictions nga zoti se nuk vuan, por per moshen tende te re ishte e shpejte....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje