Begaj uron Fitër Bajramin: Qoftë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë

19 Mars 2026, 20:10Politika TEMA
Begaj uron Fitër Bajramin: Qoftë një ditë gëzimi dhe

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët sot më 19 për festën e Fitër Bajramit, i cili shënohet nesër.

Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në vend, duke theksuar se uron më të mirën për çdokënd.

Kreu i shtetit uron për të gjithë besimtarët që agjërimi i tyre të jetë i pranuar. Begaj uron që festa e bekuar të jetë ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!”, shkruan Begaj.

4 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter .,do te na shohen site.....

    Dite "feste"mes birazeresh tourkalvanoi,kercet hanxhori e Kalashnikov si per shtate pale qejfe.... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      E mer barom. Vetem ne tallkaristan del qevrrrria te festoje religjonet. E mer barom

      Përgjigjjuni
    2. K
      Koli

      Hahaha

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arta

        Shqipëria është një shtet laik, ku kushtetuta garanton ndarjen e fesë nga shteti. Në këtë kuptim, çdo paraqitje e tepruar e festave fetare në hapësirat shtetërore – sidomos në median publike – mund të perceptohet si një lloj përzierjeje e roleve. Pyetja që lind është: a po ruhet ekuilibri mes respektit për besimet dhe neutralitetit të institucioneve? Rasti i urimit të Fitër Bajramit nga Presidenti mund të shihet në dy mënyra. Nga njëra anë, si një gjest përfshirës dhe respektues ndaj një pjese të rëndësishme të qytetarëve myslimanë; nga ana tjetër, si një praktikë që, nëse theksohet në mënyrë të tepruar ose selektive, mund të krijojë perceptimin e një afërsie të panevojshme të shtetit me fenë. Veçanërisht problematike bëhet kjo çështje kur këto mesazhe marrin një hapësirë të madhe në televizionin publik, i cili financohet nga të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve të tyre fetare. Media publike duhet të ruajë një standard të lartë neutraliteti dhe balancimi, duke mos i dhënë përparësi të dukshme asnjë besimi të caktuar. Në përfundim, problemi nuk qëndron domosdoshmërisht te vetë urimi, por te mënyra, shpeshtësia dhe konteksti i tij. Një shtet laik duhet të jetë i kujdesshëm që respekti ndaj fesë të mos kthehet në identifikim me të, ndërsa institucionet publike duhet të mbeten hapësira të përbashkëta, ku çdo qytetar ndihet i përfaqësuar në mënyrë të barabartë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje