VIDEO/ Meta kërkoi të merret në pyetje për “21 Janarin”, Berisha: Mund të ketë informacione si zv.kryeministër

26 Nëntor 2025, 13:09Politika TEMA
VIDEO/ Meta kërkoi të merret në pyetje për “21

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është vetëofruar të jetë dëshmitar në hetimet për “21 Janarin”, ku pretendon se ka informacione që nuk kanë dalë në dritë.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i pyetur nga mediat në lidhje me këtë fakt, u shpreh se Meta edhe mund të ketë informacione pasi në atë kohë ishte zëvendës kryeministër, teksa shtoi se në atë kohë i ka shkuar në zyrë dhe i ka deklaruar se do të japë dorëheqjen.

"Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 Janarin manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti, sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte drejtën e tij.

Sali Berisha, kryeministër, së pari, kishte dëgjuar Drtian Priftin ose i ishte kërkuar të emëronte në një detyrë të rëndësishme ose ndryshe kishte një regjistrim. Fjala ime ishte ‘nxirre sa të dalësh nga ana ime’. Cilido që heton këtë çështje ka të qartë se ishte pjesë e skenarit të dhunës më 21 Janar, skenaristi del vetë Edi Rama. Se çfarë di Ilir Meta, mund të dijë se ishte zv.kryeministër.

Por Ilir Meta, me datë 14-15 Janar, para 21 Janarit erdhi në zyrën time dhe më tha që do jap dorëheqjen. Më tha që në prokurori nuk shkoj si zv kryeministër. Ishin standarte të tjera ato, jo si Ramaduro që vrapon për të ruajtur prapanicën e vet. Tha do shkoj tek prokurori si qytetar i thjeshtë dhe unë e përgëzova.

Sa i përket përgjegjësisë nuk kam, një skenar i tillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedentë ndonjëherë", tha Berisha. 

8 Komente

  1. @
    @.

    O Zot na esht ber ferrë nje i shkret. Te gjith i dim demet qe ky birbo i ka sjell ketij vendi. Vetem spaku nuk i di. Krim sa shum prisnim nga keta birbot e drejtesis se re por te erdhur nga ajo e vjetra e degjeneruar . Vertiten si pordha ne brek nga frika e Berishit duke zen ndonje fukara qe ka shtuar qymezin e pulave per te justifikuar rrogen. Kurajo njerez ndoshta del ndonje atdhedashes qe ti jap fund kesaj maskarade. Deri ather jemi te mallkuar te durojm keto poshtersira. Kurajo….

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kiri i Azemit

      Mund te kete ndonje informacion thote ky vrasesi Non Grara per Meten ! si z.kryeminister , por ti so kryekriminel nuk ke , se i zhduke te gjitha

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        Nuk e di perse por me duket nje loje e rrezikeshme per te nxjerre pa denuar urdheruesin e vrasjes se 4 protestuesve ne bulevard, Sali Ram Berisha. Dyshoj mos ka nje bashkepunim undergraund me prokurorin e ceshtjes ? Dyshime jane !

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Ky qelbesira duhet vene para fakteve, sepse fjalet I ka vetem genjeshtra e mashtrime

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saliqeni

            Ik ore plere , mashtrus ordiner , na dalka Meta me ndjenja , qerohuni plera se na keni qelbur 35 vjet , mashtrus dhe genjeshtar ordiner Sali kufoma …..si gjithmone fajin ja ka Rama ….urdheroj ky krimineli dha fajin ja paska dikush tjeter qe ben protesta ….po sikur te qelloj Rama tani qe ky debili ben protesta kush e ka fajin ?? Rama ?? Apo ky qe mbledh njerez ?? O cplera jan keta ore , duan me doemos te te ulin llogjiken e te ta cojne pertoke …..se si e manipuloka videon Rama nje zot ne qiell e di …..na nxjer dhe Meten te ndjeshem kufoma ….

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pikepyetja

              Krimineli dhe hajduti kane mentalitetin e kafshes mishengrense. Ujku justifikoi kur shqeu kaun sepse kau kish bere shurren ne lumin ku pinte uje ujku…coc di Iliri per shurren e Rames….

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti

                Meta në 21 janar nuk ka qënë zv/ kryeministër, se ishte pranuar dorheqja. Tani cfarë përrallis Berisha??? Video Meta-Prifti vërtetoi korrupsionin galopant të Ilir Metës dhe u bë kauz e opozitës së asaj kohe. Me pandëshkushmërinë e Berishës për 21 janarin dhe korrupsionin e tij familjar ka humbur besimi tek lufta e spakistëve si dhe ka nxitur indiferencën e shqiptarëve. Politikë dhe drejtësi e mallkuar!!!!

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vertete besoni te Nesti Angoni !.

                  Ku mbane mende Bufi , sa krime ka bere i ngateron data vite njerezit....... Vertete besoni se Bufi do denohet haaa po Nesti Angoni alias SPAK dhe Bufi kenetes jane nje .do te thote qe Bufi te denoje veten , Nesti Angoni po tallen trapin me popullin , therresin Bufin qe te qorrillisur Qorrat dhe te denojne Ballukun per tenderin e dhene Zenit te Bufit ne Lot 2 Tirane. Ne kohen e Hoxhes qarkullonte nje batut : Njerzit bejne sikur punojne , shteti bene sikur i paguan.... Nesti Angoni bene sikur therret Bufin dhe njerzit bejne sikur besojne Nestin ...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje