Meta ‘shmang’ Berishën: Aksioni i PL përqendrohet te 5 prioritet tona

19 Gusht 2024, 14:38Politika TEMA

Meta ‘shmang’ Berishën: Aksioni i PL përqendrohet te 5

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për të denoncuar korrupsionin e qeverisë Edi Rama, ndërsa nuk pasti asnjë sulm në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.

I pyetur mbi aksionin opozitar dhe nëse është në kontakt me Sali Berishën Meta duket se iu ‘shmang’ këtij të fundit duke u fokusuar tek prioritetet e Partisë së Lirisë.“Aksioni ynë është i gjithanshëm. Aksioni ynë ka të bëjë me mbështetjen e të gjithë protestave dhe denoncimin e të gjithë këtij korrupsioni skizofrenik, që i kushton rëndë çdo qytetari të vendit tonë, do të përqendrohet edhe tek 5 prioritetet, sepse i jep zgjidhjeve problemeve që ka vendi”, tha Meta.

Meta u ndal edhe tek projeketet infrastrukture në vendin tonë, ndërsa pritet edhe zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, fatura e këtij projekti u rrit nga 205 milionë euro në 298.8 milionë euro.

“Përveç se çfarë vjedh Rama me buxhetin e shtetit, inceneratorët që nuk ekzistojnë, me rrugët që janë 6-7 herë më të shtrenjta se në vendet e Ballkanit dhe të Evropës, e që rrëzohen siç u rrëzua rruga e Ersekës. Janë të të paktën 3.3 miliardë euro që nuk hyn fare në buxhetin e shtetit, që i merr Rama e banda e vet në dogana e  tatime

Nuk është aspak çudi që Shqipëria nuk përfiton nga projektet evropian, Rama nuk dëshiron të ketë tendera por të vjedhë dhe të grabisë taksat e shqiptarëve duke ndërtuar rrugën 5-6 herë më të shtrenjta se vendet e rajonit”, tha Meta.

Kujtojmë që në konferencën e fundit për media, Meta shigjetoi kreun e SPAK, duke e akuzuar se bashkë me Ramën, kanë tentuar t’i bllokojnë llogaritë bankare të PL.

5 Komente

  1. M
    Mateo

    I perndershmi politikan, ai qe i ka duart pa asnje njolle pislleku, ka pese prioritete per te shpetuar nga denimi dhe per zhvatjene metejshme te Shqiperise. Se ai qe eshte mesuar me zhvatje, eshte i pangijshem, i eshte bere huq te haje edhe kur s'ka uri.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Sinqerisht, Berisha sidomos, por edhe Meta janë fajtor për futjen e kulturës së vjedhjes së fondeve shtetërore. Por t'i krahasosh me vjedhjet në kohën e sotme, ata duken vërtetë si liliputët e Xhonathan Swifft-it. Paturpësia e vjedhjeve të Rilindjes të udhëhequra nga Edi Rama kalon çdo përfytyrim, sot në garë për të vjedhur janë vënë edhe femrat, diçka e papërfytyrueshme kohë më parë.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Se shpejti do te filloje dhe ndertimi i haremit te Jales qe do te rrise shume entusiazmin brenda radheve te leshelise, ky eshte nje nga prioritetet e para te spiunit Agush 50 lekesh dhe me ngritjen e kampingut te Jales leshelija e spiunit Agush do filloje fushaten drejt zgjedhjeve 2025 per te arritur nje fitore me te madhe se ajo qe arriti ne 14 maj 2023.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gimi nuk me tha 7 % !

          Pse ka gomere qe i beson me ketij Florriri ! ka ndonej tek tuk qe mbushe xhepat me ndonje kacille Euro ! ( i ndjeri Kadri Roshi = kjo ishte loja .... qe Eurote do ti marim por ne te vertete presim SPAK te beje detyrat ndaj teje Macoku Sasha !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje