Evakuohen shtetasit e parë shqiptarë nga Gaza, Hasani: Nëna dhe 4 fëmijët e mitur ndodhen në Egjipt

12 Nëntor 2023, 21:50Politika TEMA

Evakuohen shtetasit e parë shqiptarë nga Gaza, Hasani: Nëna dhe 4

Ministri Igli Hasani konfirmoi permes nje postimi në platformën X, se jane larguar nga Gaza shtetasit e pare shqiptare, një grua me 4 femijet e saj te mitur.

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Hasani shton se nena shqiptare me femijet ndodhen te sigurte ne Egjipt ne pritje per kthimin e shpejte ne shqiperi, ndersa po punohet edhe per kthimin e disa shqiptareve te tjere qe ndodhen ne Gaza, zone lufte aktualisht.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.

2 Komente

  1. D
    Detari

    shtetas skiptar keta? si arab duken...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe ..

      Si Saliu z.Detar.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje